Kur gjyqin ta bën populli: “tërmet Damian”, “hë vëlla”… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur gjyqin ta bën populli: “tërmet Damian”, “hë vëlla”…

17:20 | 01/07/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Avni Nezaj

Votime si këto nuk kishim parë që nga koha e Dullës. Rilindja vuri në rresht Partinë Socialiste me urdhër e pa urdhër, me anëtarësi e pa anëtarësi, i solli nëpër qendra votimi e u tha votoni, se kështu do lideri, kështu do gjithë grupi “Rilindja”.

U detyruan të gjithë punonjësit e administratës edhe pa votuar të bëjnë gishtat me manikyr të zi që t’u tregojnë shefave të tyre se shkuam në votimet tuaja, votuam për kanditatin tuaj dhe tani keni vetëm t’i numëroni e të na thoni se fituam. Ne fakt, kush do të fitonte se vetëm një kandidat ishte, vetëm një fytyrë për të zgjedhur e vetëm një lloj buzqeshje i priti e i përcolli nëpër qendrat e votimit, ajo me formë Rilindje si e Ramës, ngërdhëshje.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

M’u kujtuan telefonatat e 2016 dhe të 2017 të eksponentëve të Rilindjes, kishte edhe atëherë votime në Dibër e Durrës.

“Tërmet Damian, hë vëlla…

E realizuam objektivin e morëm edhe këtë…”.

U pagua, si pagua, na kërkoi s’na kërkoi, i dhashë si dhashë, 50 apo 70, thasë apo qese….

Mund të na e japë votën edhe me 40 edhe me 35, votime e vota si tek pazari i Milotit….

Por, edhe pse nuk i dënoi gjykata e nuk i hetoj prokuroria këta hajdutë ordinerë votash, këta blerës të pafytyrë të vullnetit të popullit këta shantazhistë të atyre që mbajnë fëmijët me bukë, këta dhunues të lirisë, i dënoi me 30 qershor sovrani.

Vetëm 15 për qind të shqiptarëve ju bindën urdhërit dhe dhunës së shtetit të Rilindjes me polici e ushtri me banda gjithëfarësoj, me krunde  e me koqe, duke e rruajtur e duke mos rruajtur atë gjënë…..stan bastardësh, e shkuan në votimet një partiake.

Nëse në Shqipëri votuan 600 mijë njerëz i bie sipas një llogarie të thjeshtë që nga këta janë 100 mijë nënpunës të administratës që janë dhunuar e detyruar të votojnë, e të gjithë këta kanë qenë të detyruar të sjellin nga tre apo katër përsona të tjerë për të votuar me karta të fotokopjuara me parë, pra të identifkuar si të sjellë prej filanit apo prej fistekut. Metoda të Sigurimit të Shtetit.

E kështu i bie që Rilindja e Edi Ramës të jetë rrudhur shumë. Po shumë fare. E një meritë të madhe në këtë betejë për lirnë dhe votën e lire e kanë shqiptarët që e braktisën këtë sekt, e ka opozita kurajoze që hoqi dorë edhe nga imuniteti për të qenë në rrugë me popullin, e kanë mediat e pavarura, të cilat janë aq pak sot në Shqipëri, e kanë intelektualët dhe artistët që ju bashkuan nismës #edheunë për t’i thënë “jo” diktaturës.

Më 30 qershor “shpullat” e Rilindjes që e sollën në pushtet me lekë e pa lekë, u kthyen rishtas dhe me shumë forcë në surratin e Rilindjes, e kësaj here jo si shpullë, por si grusht me një goditje fatale.

Opozita pas 30 qershorit ka një mission, të cilin  duhet ta çojë deri në fund ta shpëtojë Shqipërinë nga krimi, bandat, Sigurimi i Shtetit. Analistët e Sigurimit, deputetët e Sigurimit, artistët e Sigurimit, të kapurit nga Sigurimi që dikur ishin emra në PD e sot u kthyen në bazë, se i thirri partia mëmë le të vazhdojnë të bëjnë shërbimet e fundit diktatuarës së tyre.

Kur gjyqin ta bën populli të tjerët duhet të heshtin, edhe 30 qershori ishte një gjyq i hapur për, “Tërmet Damian” e kompani, për “mos e çaj k…” e “mos e rruj…”. Shqiptarët e thanë me bojkotin e tyre masiv të votimeve si në kohën e diktaturës, e gjithkush duhet të kuptojë, edhe opozita të mos ndalet, edhe Rilindja t’i thërrasë mendjes e jo bandave, por në mënyrë të veçantë ndër – këmbë – tarët të hapin edhe sytë.

Etiketa: “hë vëlla”...“mos e çaj k…”“mos e rruj…”“tërmet Damian”#EdheUnëavni nezajKur gjyqin ta bën populliSigurimi i Shtetit

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Përfundon mbledhja e aleatëve opozitar me kreun demokrat në selinë blu

Përfundon mbledhja e aleatëve opozitar me kreun demokrat në selinë blu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com