Ekipet e forcave zjarrfikëse kanë nisur sërish punën në lagjen 18 të qytetit të Durrësit, për të shpëtuar personat që mund të kenë mbetur nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti tragjik i mëngjesit të djeshëm.
Kërkimet kanë nisur pikërisht në banesën e kryefamiljarit Ajet Meçaj, të cilit e vetmja shpresë që i ka mbetur është të gjejë të gjallë nën rrënoja bashkëshorten e tij, Roza Meçaj.
Gjetja dhe nxjerrja e gjallë e bashkëshortes nga rrënojat është e vetmja shpresë për Ajet Meçajn pasi nga shembja e banesës humbi jetën vajza e tij Diena Meçaj dhe mbesa (goca e vajzës).
Vetë Ajet Meçaj arriti të dilte me shpejtësi nga banesa sapo lëkundjet e tërmetit nisën, në orën 03:54 të ditës së martë.