Vienë, Salvini falenderon shqiptarët dhe grindet me ministrin e Luksemburgut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vienë, Salvini falenderon shqiptarët dhe grindet me ministrin e Luksemburgut

21:15 | 14/09/2018
në Uncategorized
0

Nga Viena ku u zhvillua takimi i ministrave të Brendshëm të vendeve të Europës e të ministrave të Brendshëm të disa vendeve afrikane, ministri italian Matteo Salvini ka falenderuar homolugun e tij shqiptar dhe autoritet shqiptare të cilat janë treguar mjaft efikase e të shpejtë për të ndihmuar Italinë në përballimin e krizës së emigrantëve, ndryshe nga ç’kanë bërë vendet e tjera të Europës.

Por gjatë këtij takimi pati një grindje të pazokontë mes tij dhe ministrit të Luksemburgut Jean Asselborn.

Në këtë takim ministreial me temë “Siguria dhe emigracioni”, ministri italian Salvini, ka kërkuar më shumë bashkëpunim të brendshëm mes vendeve europiane në përballimin e fluksit të emigrantëve që mbërrijnë nga Afrika.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

“Gjatë mbrëmjes së shkuar e në orët e para të mëngjesit të sotëm në brigjet italiane kanë mbërritur rreth 200 emigrantë nga Tunizia”, u shpreh ai,  “pasi kanë tranzituar për orë të tëra në ujërat malteze. Ne si ministri itelefonum mbi dhjetra herë e dërguam disa email autoriteteve malteze pa marrë asnjë përgjigje nga ata”, tha Salvini.

“E pra, shtoi ai, flasim për përgjegjësi solidaritet e ndihmë të njëri- tjetrit, por me provën e fakteve nuk po shohim ende asgjë.”

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini para ministrave të brendshëm të Europës falenderoi autoritet shqiptare për ndihmën ndaj Italisë në përballimin e emergjecës së emigrantëve.

“Falenderoj, thai ai disa vende të treta si Shqipëria, homologun tim si dhe autoritetet shqiptare që u treguan më të shpejtë e mjaft efikas në kërkesat e ndihmës ndaj Italisë, gjatë këtyre muajve të fundit, ndryshe nga shumë vende të tjera.”

Por gjatë këtij takimi një grindje e pazakontë ka ndodhur mes ministrit italian Salvini e ministrit për çështjet e jashtme europiane të Luksemburgut Jean Asselborn.

Motivi i saj ka qënë një deklaratë e ministrit të Luksemburgut mbi domosdoshmërinë e emigracionit për të evituar plakjen e popullsisë europiane.

Deklaratë kjo që nuk i ka pëlqyer Matteo Salvini i cli e ka kundërshtuar duke u shprehur se “dëgjova një koleg më parë të shprehej mbi nevojën e emigracionit pasi popullsia europiane po plaket, por unë kam një perspektivë krejt ndryshe”, tha Salvini.

“Unë jam në qeverinë italiane e paguhem nga qytetarët e mi për të parë se si të rinjtë tanë nisin të bëjnë fëmijë si një kohë më parë, e jo për të parë se si të rinjtë afrikanë vijnë e zëvendësojnë europianët që për arsye ekonomike nuk kanë më fëmijë. Ndoshta në Luksemburg kanë këtë domosdoshmëri, në Itali ne kemi nevojë të bëjmë fëmijë e jo për skllevër të rinj që zëvendësojnë fëmijët që ne nuk i bëjmë dot më.”

Deklarata e Matteo Salvini ka shkaktuar reagim të fortë tek ministri i Luksemburgut  Jean Asselborn, i cili duke hequr kufjet e i përplasur me forcë në tavolinë, është shprehur me ton nervoz e në frengjisht duke iu drejtuar Salvinit “bla bla bla.. në Luksemburg i dashur zotëri ne kemi me mijëra italianë që erdhën të punonin me ne si emigrantë, në mënyrë që ju në Itali të kishit të ardhura për fëmijët tuaj.”…tha ai.

Më pas ministri Asselbornm mbylli mikrofonin me një koment jo të këndshëm “merde alors….”

http://www.oranews.tv/article/viene-salvini-falenderon-shqiptaret-dhe-grindet-me-ministrin-e-luksemburgut

Etiketa: Jean AsselbornLuksemburgmatteo salvinishqiptare

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Avionët “Air Albania” me emra poetësh/ “Fluturon, fluturon Lasgushi, Migjeni dhe Noli”

Avionët "Air Albania" me emra poetësh/ "Fluturon, fluturon Lasgushi, Migjeni dhe Noli"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com