Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Dibrës, pasi akuzohet për tre vjedhje të ndryshme. Arrestimi i tij ka ardhur pas finalizimit të koduar “Nightwalker”, 26-vjeçari është banues në Peshkopi, i akuzuar si autor i vjedhjeve të ndodhura më parë.
Mësohet se 26-vjeçari gjatë orëve të vona të natës, dyshohet se ka kryer disa vjedhje në fshatin Arras dhe në qytetin e Peshkopisë, në një kancelari dhe në banesa. Ndërkohë Policia po vijon punën për dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky person.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.