Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohen se vidhnin portofola në poliklinikën e këtij qyteti.
Janë arrestuar shtetasit Arjan Telo dhe Edmond Pecollari të cilët janë arrestuar me akuzën e vjedhjes në mënyrë të përsëritur të disa shtetasve.
Burime nga policia konfirmojnë se dy shtetasit e kishin të përqëndruar aktivitetin e tyre kriminal kryesisht në ambientet e spitaleve dhe të Poliklinikës së qytetit.