Vettingu rilindas i Edi Ramës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vettingu rilindas i Edi Ramës

11:20 | 13/08/2016
në Opinion, Uncategorized
0

Nga Desada Metaj

Burime nga Kryeministria kanë nxituar dje të sqarojnë lajmin e botuar nga Opinion.al mbi procedurën e përzgjedhjes së kandidaturave që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut. Ende janë të paqarta arsyet që e bënë stafin apo vetë zotin Rama të shqetësuar deri ne orët e vona të mbremjes, për të gjetur burimin e një informacioni që në fakt duhet të ishte bërë prej kohësh i njohur për publikun. Jo vetëm përsa i përket emrave që kandidojnë, por edhe për proçedurën që do të ndiqet. Thënë ndryshe, nëse kemi kaq muaj që dëgjojmë për vettingun dhe sitën në të cilën do të kalojnë gjyqtarët dhe prokurorët, nuk dimë nëse do të kalojnë në të njëjtën sitë kandidaturat për Strasburg.

Burime të Opinion.al zbuluan se qeveria këtë herë do të mjaftohet me vetëdeklarimin e kandidatëve. Pra nëse prokurori më periferik në Shqipëri do të kalojë nëpër një proçes të plotë dhe të gjatë verifikimi, ai që do të na përfaqësojë në gjykatën më të lartë ndërkombëtare, do të marrë një çertifikatë nga ILDKP.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

Por në reagimin e menjëhershëm për këtë lajm të botuar, zyra e kryeministrit zbulon (ndoshta pa dashur) dhe nje element të ri, të panjohur deri me sot. Deri tani as Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, as qeveria shqiptare nuk kanë folur për kohën e mbërritjes në Tiranë të shtetasve të huaj që do të udhëheqin fazën e parë të vettingut të njerëzve të drejtësisë. Por duket se vëzhguesit e huaj do të jenë në Shqipëri jo më herët sesa muaji Tetor. Përcaktimi i kësaj periudhe gjendet në reagimin që Këshilli i Ministrave bëri të premten për arsyen përse kryeministri Rama nuk kishte përkrahur procesin e vettingut për kandidatët e Shqipërisë për në Gjykatën e Strasburgut.

“Sigurisht që vetingun s’mund ta bëjnë ndërkombëtarët që vijnë në Tiranë në Tetor, pasi afati (për kandidatët) është 20 gusht!-thuhet në reagimin e Këshillit të Ministrave, ku zbulohet koha e planifikuar për nisjen e punës së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Nëse tetori është muaji i mbërritjes së vëzhguesve ndërkombëtarë, kjo do të thotë së ligji i vettingut, në rastin më të mirë, nuk do të jetë gati edhe për 5-6 javë të tjera. Por kjo do të thotë gjithashtu se ndryshimet kushtetuese do të vazhdojnë të jenë të pazbatueshme.

Dhe e fundit, kjo do të thotë se Shqipëria nuk ka çfarë progresi të raportojë në Bruksel në lidhje me zbatimin e reformës në drejtësi, ç’ka do të vendosë në rrezik edhe marrjen e rekomandimit për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Dhe kur duket se qeveria nuk ka asgjë gati, madje as 7 projektligjet e paketës për zbatimin e Kushtetuës së re, ajo që mbetet pa përgjigje është pyetja se përse mdryshimet kushtetuese u miratuan me aq urgjencë pas mesnatës së 21 korrikut.

Për t’iu rikthyer edhe njëherë proçedurës së përzgjedhjes së kandidaturave për Gjykatën e Strasburgut,vlen të mësohet gjithashtu se emrat e përzgjedhur nga stafi i ngushtë i kryeministrit janë pa dyshim preferenca të tij për arsye lehtësisht të njohura. Ndërsa nuk do e votonte Xhezair Zaganjorin për president dhe ky i fundit u dorëhoq nga kandidimi për arsye që vetëm pak i dinë, kandidatura e tij do të linte bosh një vend mjaft të lakmuar, atë të kryetarit të Gjykates se Lartë. Për sa i përket 2 kandidaturave të tjera, sigurisht që i kujdesshëm për kuotat, nuk mund të liheshin jashtë as gratë.

Kështu Ina Rama,  ish prokurore e përgjithshme dhe Elira Kokona aktualisht sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Kulturës përfliten nga stafi i ngushtë i kryeministrit si kandidatura të mundshme. E nëse do të jenë të përzgjedhura, do ta kenë të lehtë rrugën për Strasburg. Verifikimi që do të bëhet për to do të jetë i ngjashëm me dokumentat që një punonjës i administratës dorëzon për të sqaruar pastërtinë e figurës. Sepse siç dhe e ka sqaruar në njoftimin e djeshëm për Opinion.al, vettingu nuk do të funksionojë përpara muajit Tetor dhe deri atëherë operacionet e parashikuara prej tij, i kryen stafi i ngushtë apo vetë kryeministri.

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

Para
LSI pro draftit të qeverisë për Byronë e Hetimit

LSI dënon aktin e rëndë të vrasjes së elektriçistit në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com