Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë u ka bërë thirrje shqiptarëve që të aplikojnë në Komisionet e Rivlerësimit, pjesë e ligjit të Vetting-ut.
Këtë thirrje e ka bërë të ditur vetë delegacioni i BE me anë të një postimi në rrjetet sociale. Anëtarët e Komisionit të Rivlerësimit që do të jenë në detyrë sëbashku me ekspertë nga SHBA dhe BE do të shqyrtojnë dosjet e pasurisë dhe të dhënat për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.