Veton Surroi, nazizmi, Rilindja dhe shumë shkrimtarë që Safeti nuk ka si t’i lexojë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veton Surroi, nazizmi, Rilindja dhe shumë shkrimtarë që Safeti nuk ka si t’i lexojë

12:50 | 28/11/2020
në Kryesore
0

Nga Enkel Demi

Ai e mban maskën të varur si gushare dhe me gjasë që nuk ka lexuar një rresht të vetëm nga Veton Surroi. Jo, se nuk do, por se nuk di. Atij ia kanë thënë të flasë kështu, të veprojë kështu. Ai që ia ka thënë padyshim që e ka lexuar Veton Surroin, prandaj i janë ngritur nervat.

At Zef Pëllumbi në librin “Rrno për me tregue” rrëfen se si klerikët po i çonin nga Kuvendi Françeskan deri tek kinemaja, ku do i bënin gjyqin dhe njerëzia që kishin mbledhur komunistët kishin krijuar një mesore, në të cilën ata kalonin. I gjuanin, i shtynin, i pështynin, i përqeshnin. At Zefi, më i riu mes tyre shkruan: “…Si një popull i vogël si shqiptarët ka mujt me nxjerr kaq shumë rrugaça?”.

Read more

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Janë të njëjtët, por me një ndryshim; Edi Rama u dha pushtet, i ka bërë të parët e vendit. Kurkush prejt tyre nuk përfaqësojnë qytetarët, lokalitetin apo vlerat e krahinave. Ata erdhën në pushtet pas do zgjedhjeve, ku nuk mori pjesë as 8 për qind e popullsisë, sepse përndryshe nuk do kishte asnjë mundësi që të ngjiteshin aq lart.

Kukësi është qyteti i Havzi Nelës, prandaj biri që mendon se ka e patur babën në anën e duhur të historisë, veç kështu do të hakmerrej duke u vënë Safet Gjicin kryetar. Është një shpagë që më pas e mori ndaj Veton Surroit dhe një dreq e di sa të gjatë e ka listën. I ngjan një kapo tribuje që i sulet presë. Rilindja e tij vepron sipas ligjësive tribale.

Një regjim që u sulet shkrimtarëve nuk ndryshon aspak nga nazizmi. Tek “Bota e djeshme” Stefan Zweig nuk e fsheh çudinë se si e persekutuan, sak atë që ishte i mirënjohur, jo vetëm në Austri e Gjermani, por në mbarë botën. Ai vuante ta kuptonte përse një njeri i këtillë pa ndërgjegje etnike (Zweig e konsideronte veten austriak, jo hebre) duhet të merrte rrugët si refugjat e të linte pas emrin e tij, pasurinë, rrënjët familjare deri tek koleksioni i çmuar.

Dje, mu kujtua, kur Safet Gjici thërriste me gushën e mbuluar nga gojaca: “Çfarë nderi i qarkut është ky?”.

Çfarë nderi i kishte bërë Stefan Zweig vendit të tij? Asnjë nder, sepse ishte hebre, ishte kundër nazistëve. Sak dhe Veton Surroi nuk ka ç’nder t’i bëjë Rilindjes, sepse është formimi i tij, historia e tij, familja e tij që do e pengojë përherë ta bëjë këtë nder.

… dhe ashtu si në dramën e Bertold Breht “Arturo Ui (Ngjitja elastike e Arturo Ui)” personazhi kryesor pasi bën të pabërën shpërthen në elegji marroke që më shumë se sa gënjeshtrën na rrëfen delirin, në të cilin jeton. Edi Rama po dje shpërtheu, tek tha: “Lajthitje kolektive!”.

Nuk u bë qesharak, por mjeran Safet Gjici, kur vetëm pak orë pasi bëri cubin gëlltiti: “Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut, lidhur me vendimmarrjen për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës  së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!”. Pra, fajin ua la luftëtarëve, UÇK-së, trustit të lulelakrës do të shkruante Breht.

Veton Surroi me siguri ka shkuar në shtëpinë e tij në Qerret të Kavajës e nuk do qe çudi të shkruante rreshtat e parë të një romani të ri, i cili mund t’i ngjajë “Doktor Gjilpërës” së Faik Konicës që mbeti në gjysëm. Uroj ta çojë deri në fund, ani se Safeti kurrë nuk do ta lëçisë, kurse Edi Rama do të vlojë nga smira e atij që dyshon në taletin e tij artistik, tëpkë si Adolf Hitler-i, kur qëndronte para telajos.

Etiketa: Adolf HitlerArturo UiAt Zef PëllumbiBertold BrehtBota e djeshmeedi ramaEnkel DemigojacaHavzi NelanazizmiNgjitja elastike e Arturo UiRilindjaRrno për me treguerrugaçaSafet GjicishkrimtareStefan ZweigVeton SurroiVeton Surroi nazizmi Rilindja dhe shumë shkrimtarë që Safeti nuk ka si t’i lexojë

Të Lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

nga 27
23:01 | 15/03/2026
0

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:11 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:05 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

nga 27
21:53 | 15/03/2026
0

Qyteti i Durrësit njihet për pasuritë e shumta të trashëgimisë kulturore mbi dhe nëntokë. Por nën të, fshihet edhe një...

Para
“Çfarë nderi i qarkut është ky?”/ Ja çfarë argumentash përdor Safet Gjici, që i heq titullin Veton Surroit (film)

"Çfarë nderi i qarkut është ky?”/ Ja çfarë argumentash përdor Safet Gjici, që i heq titullin Veton Surroit (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

21:53 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –
  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com