• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këngëtari i luftërave të papërfunduara

06:15 | 12/08/2021
në Kryesore
0

Këtë do ta zbulonim, vetëm pas lufte, të gjithë ne të tjerët që në një mënyrë a tjetër e kishim njohur bashkëpunëtorin e Shërbimit sekret serb. Dhe, kjo çështje do të riaktualizohej brenda strukturave shtetërore të Shqipërisë, kur personi në fjalë do ta kërkonte shtetësinë e Shqipërisë.

Çka e bashkon Goran Bregoviqin me një bashkëpunëtor të kryeministrit të Shqipërisë, vendimin e V. Intzkos për gjenocid dhe aktgjykimin e J. Stanishiqit, shef i Shërbimit sekret serb? Një bashkëpunëtor i deritanishëm e i afërt i kryeministrit të Shqipërisë ka bashkëpunuar me Shërbimin sekret serb në Kosovë.

Lexo edhe

Pamje nga shtëpia e Nezës, në lagjen e bosave në Nju Xhersi

Rama krah “Personit B”, koha kur mori çmim nga Clinton

Dhunohet gazetari në Lezhë, dy persona me makinë…

Ky konstatim nuk është pjesë e konspiracioneve të rëndomta mbi “spiunllëkun” të këtij apo atij personi. Bashkëpunëtori i deritanishëm i afërt i kryeministrit të Shqipërisë këtë e ka pranuar publikisht në Gjykatën Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë në Hagë. Ka pranuar se Shërbimi sekret serb i ka kërkuar që të ndihmojë të hapet një proces negociatash me një figurë të respektuar shqiptare të Kosovës në mënyrë që të shmanget negociata me dr. Rugovën, figurë prijëse e shqiptarëve të Kosovës e njëkohësisht që prej pozicionit të dr. Rugovës për pavarësi të vendit të kalohet në pozicion të “Republikës së tretë” brenda “RFJ-së”. Bashkëpunëtori këtë kërkesë e ka zbatuar.

Këtë do ta zbulonim, vetëm pas lufte, të gjithë ne të tjerët që në një mënyrë a tjetër e kishim njohur bashkëpunëtorin e Shërbimit sekret serb. Dhe, kjo çështje do të riaktualizohej brenda strukturave shtetërore të Shqipërisë, kur personi në fjalë do ta kërkonte shtetësinë e Shqipërisë. Atëbotë, e në kundërshtim me procedurat ligjore, do të shmanget informata mbi bashkëpunimin me Shërbimin sekret serb dhe do të jepej shtetësia nga presidenti në detyrë.

Gjatë ditëve të kaluara të kësaj vere të nxehtë do të zhvillohen tri procese, që do të më shërbejnë për të përkujtuar rastin e bashkëpunëtorit. I pari është vendimi i Valentin Intzkos, tashmë ish-kryeadministrator ndërkombëtar i BeH-së, që të shpallë mohimin e gjenocidit në BeH si vepër penale. I dyti është shpallja e aktgjykimit të Jovica Stanishiqit, shef i dikurshëm i Shërbimit sekret serb (që i kërkoi favore bashkëpunëtorit) me të cilin veprimtaria e tij në luftën e Bosnjë-Hercegovinës trajtohet si vepër e ndërmarrjes së përbashkët kriminale të shtetit të tij, Serbisë. Dhe i treti është zallamahia rreth ftesës që Goran Bregoviqi, një figurë prijëse e rock-ut jugosllav të viteve ‘80 dhe tashmë figurë ndërkombëtare e muzikës, të marrë pjesë në Festivalin e Birrës në Korçë.

Valentin Intzko tregoi se kishte imponuar ligjin mbi mohimin e gjenocidit në këtë kohë për arsye të thjeshtë, sepse vetëm tash u bë i plotfuqishëm aktgjykimi i Radovan Karaxhiqit, ish-prijës i serbëve të BeH-së, me të cilin ai gjykohej, mes tjerash, edhe për gjenocidin në Srebrenicë. Pra, ndonëse vepra e gjenocidit qe kryer më 1995, vetëm më 2021 është e mundur, me dënimin e Karaxhiqit që kjo vepër penale është sanksionuar si e tillë, rrjedhimisht mohimi i saj përbën vepër tjetër penale, sipas traditës më të mirë evropiane të ndërtuar pas gjykimeve të Nyrembergut në Gjermaninë pas-naziste. Kjo është me rëndësi të jashtëzakonshme për identitetin e Bosnjë-Hercegovinës, shtet në të cilin pasardhësit e Radovan Karaxhiqit, të shpërblyer me Republikën serbe, ndërtojnë politikën e tyre mbi mohimin e gjenocidit. Për ta, gjenocidi në Srebrenicë ishte pjesë e luftës, “ku të gjithë vranë të gjithë të tjerët, të gjithë ishin përgjegjës, të gjithë ishin viktima”.

Gjykimi i Jovica Stanishiqit tregoi se nuk ishin të gjithë përgjegjës e as të gjithë viktima. Ai u dënua sepse, ndonëse nuk ishte përgjegjës i drejtpërdrejtë për vrasjet në BeH, ishte përgjegjës sepse qe në krye të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale, që kishte për qëllim dëbimin me dhunë të boshnjakëve myslimanë nga shtëpitë e veta dhe vendosjen e mbisundimit serb në ato territore. Kjo ndërmarrje e përbashkët kriminale, sipas aktgjykimit, kishte mbështetjen e plotë organizative të Republikës së Serbisë.

Dhe Goran Bregoviqi, një simbol i muzikës së ish-Jugosllavisë, i ftuar në Festivalin e Korçës nxiti fërkimin e radhës e bukur intensiv politik e kulturor në diskurset publike të Kosovës e Shqipërisë. Në të folmen shqipe u ravijëzua konfrontimi i argumentit mbi të drejtën që shqiptarët të ftojnë figura kulturore që nuk e kalojnë një provim imagjinar moral (e të tillë janë të gjithë) mbi qëndrimin ndaj luftës në Kosovë (apo nëse tëhollohet, edhe ndaj Milosheviqit, Bosnjës, etj.).

Të tri proceset kanë një emërtim të përbashkët, të luftës së papërfunduar e vonesës për ta pranuar këtë. Ligji për mohimin e gjenocidit në BeH nxori në pah atë që do të duhej të ishte shtyllë morale e ndërtimit të BeH-së para një çerekshekulli. Pra, që në vitin 1996 do të duhej të ishte e qartë se shtylla morale e ndërtimit të shtetit demokratik të BeH-së do të ishte që nuk mund të mohohet gjenocidi, ashtu siç nuk është e paramendueshme sot që të ekzistojë një demokraci shembullore evropiane në Gjermani e që të mos mbështetet mbi shtyllën morale të dënimit të gjenocidit. Fakti që kjo bëhet më 2021 tregon se lufta në BeH, përfshirë gjenocidin, vazhdon në inversionin e Von Clauzewitzit, që thoshte se lufta është vazhdimi i politikës me mjete të tjera, vazhdim i luftës me mjete të tjera.

Dhe, kjo është një çështje me rëndësi për Serbinë. Dënimi i J. Stanishiqit nxori në një shkallë më të lartë atë që kishte bërë më herët Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila në padinë e BeH-së për gjenocid në Bosnjë-Hercegovinë kishte konstatuar se Serbia nuk ishte përgjegjëse për organizim e ekzekutim, por ishte përgjegjëse për mosveprim për ta penguar atë. Në këtë rast, Serbia u dënua, nëpërmjet Stanishiqit, për ndërmarrje të përbashkët kriminale në Kroaci e BeH, pra shteti kishte ndërmarrë veprime për të ndihmuar krimet kundër njerëzimit në pika të ndryshme ndaj kroatëve dhe boshnjakëve myslimanë.

Goran Bregoviqi hyn në këtë rrëfim si një artist i Sarajevës, i ikur në Beograd gjatë luftës e pastaj edhe në vende të Evropës. Ka mundur, por nuk e ka bërë, të dënojë masakrën që i bëhet qytetit të tij të lindjes nga ana e forcave serbe. Nuk ka mundur të kontrollojë se këngët e tij do të shërbejnë për njësitet paramilitare që do të hyjnë në Gjakovë dhe nga altoparlantët do të shënojnë momentin dramatik të vendimit të ekzekutimit të fëmijëve, grave e burrave të atij qyteti.

Debati rreth pjesëmarrjes së Goran Bregoviqit në Festivalin e Birrës në Korçë nuk është real, nuk ka të bëjë me të vërtetën. Çdo artist nga kudo do të shkojë në një festival birre dhe kjo nuk është fare çështje.

Çështja është se luftërat e ish-Jugosllavisë nuk kanë përfunduar. Po, Sllovenia është vend i pavarur dhe anëtar i BE-së. Dhe po, Kroacia është gjithashtu vend anëtar i BE-së, por për Serbinë është vend i cili ka spastruar pothuajse të gjithë serbët nga andej.

Dhe, kjo është politika serbe e pothuajse një dhjetëvjetëshi të kaluar e një dhjetëvjetëshi në ardhje. Për Serbinë luftërat nuk kanë përfunduar, sepse Serbia u nis në luftë duke deklaruar se serbët nuk mund të jenë pakicë. Pra, nuk mund të jenë pakicë në BeH, Mal të Zi, Kosovë; rrjedhimisht, nuk mund të thuhet se lufta ka përfunduar derisa të arrihet që serbët të jenë popull shumicë a me të drejtë shumice.

Për Kosovën, të tejndieshme ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me serbët e Serbinë, Bregoviqi është edhe një argument se si Serbia nuk e kupton atë që Kosova ende nuk po arrin ta shprehë, se lufta për të nuk ka përfunduar, se Kosova ende po jeton në luftë.

Për Shqipërinë zyrtare, që përpiqet ta shikojë Ballkanin nga racionaliteti i një Evrope të shekullit XXI të aspiruar sot nga parisienët, lisbonasit dhe talinasit, Kosova është ai kushëriri i varfër i fshatit që ta përkujton prejardhjen, dhe kështu pengon që ti ta adhurosh G. Bregoviqin dhe bendin e tij, të cilin banorët e Prishtinës për herë të parë e panë në sallën 25 Maji, më 1975, pak a shumë kur në burg futej Todi Lubonja, sepse në festivalin e këngës që ai kishte organizuar në RTSH këngët që u kënduan nuk ishin brenda kutit të Enver Hoxhës.

Debati në të dy anët e kufirit që ndan në shumicë shqiptarët më duket temporal. Pra, Shqipëria zyrtare nuk pranon se kjo luftë nuk ka përfunduar e Kosova zyrtare nuk po arrin që t’ia shpjegojë të kundërtën, se lufta po vazhdon me mjete të tjera. Ndërkohë Shqipëria dhe Kosova zyrtare madje legjitimuan një bashkëpunëtor të Shërbimit sekret serb: nëse ai është pjesë e sferës publike, pse nuk bëka Goran Bregoviqi?

Goran Bregoviqi, siç ka qejf ta quajë veten, muziktar i dasmave dhe vdekjeve, kështu bëhet një viktimë kolaterale, bëhet këngëtari i luftërave të papërfunduara. Bashkëpunëtori i Shërbimit sekret, për dallim, mbetet pjesëmarrës aktiv i atyre luftërave.

Për më tepër ky debat është i vendosur në një makroplan evropian: BE-ja dhe SHBA-ja po përpiqen që nga viti 1999 ta bindin veten dhe të tjerët se luftërat në Ballkanin Perëndimor kanë përfunduar, por nuk po shënojnë shumë sukses. Bashkëpunëtori dhe Bregoviqi po tregojnë se gjendja është ndryshe.

Etiketa: bashkëpunëtorBaton Haxhiugoran bregovicKëngëtari i luftërave të papërfunduarashërbimi sekret serbVeton SurroiVeton Surroi: Baton Haxhiu bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb

Të Lidhura

Pamje nga shtëpia e Nezës, në lagjen e bosave në Nju Xhersi

Pamje nga shtëpia e Nezës, në lagjen e bosave në Nju Xhersi

nga 27
22:14 | 25/01/2023
0

Agron Neza, shqiptaro-amerikani i identifikuar si ‘Personi A’, në dosjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal rezulton se jeton në...

Rama krah “Personit B”, koha kur mori çmim nga Clinton

Rama krah “Personit B”, koha kur mori çmim nga Clinton

nga 27
19:42 | 25/01/2023
0

Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar një tjetër foto ku kryeministri Edi Rama shihet krah Dorian Duçkës, i cili në dosjen...

lajmi fundit

Dhunohet gazetari në Lezhë, dy persona me makinë…

nga 27
19:36 | 25/01/2023
0

Gazetari Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij janë dhunuar sot në qytetin e Lezhës. Hila ka kallëzuar në komisariat se...

VIDEO/ Rama gënjeu shqiptarët, dikur agjentin e quante ‘mik’

VIDEO/ Rama gënjeu shqiptarët, dikur agjentin e quante ‘mik’

nga 27
19:22 | 25/01/2023
0

Fjala ”mik” nuk ka të njëjtin kuptim për kryeministrin Edi Rama, në shtator të vitit 2022 dhe në janar të...

Para
Shehu: Kukësi po zbrazet nga emigracioni

Shiu “shpëton” pyjet e Kukësit, shuhen të gjitha vatrat

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sa do të shkojnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit

Parashikimi i motit për datën 29 janar 2023

07:49 | 29/01/2023
“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

23:25 | 28/01/2023
Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

23:21 | 28/01/2023
Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

23:17 | 28/01/2023
Rama i lidhur me Sinaloan –

Rama i lidhur me Sinaloan –

23:13 | 28/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Parashikimi i motit për datën 29 janar 2023
  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –
  • Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi
  • Rama i lidhur me Sinaloan –
  • Eliminohet Xhonatani nga Big Brother

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Parashikimi i motit për datën 29 janar 2023
  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com