Vetëm e bukura do ta shpëtojë Shqipërinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetëm e bukura do ta shpëtojë Shqipërinë

17:15 | 30/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Jurgena Alijaj

Nuk bie Rama, sepse ju vazhdoni dhe godisni vetëm fasadat e pushtetit të tij, ndërsa problemi është më i thellë: është problem strukturash!

Grekët u ndeshën me trojanët për plot 10 vite për marrjen e qytetit, por iu desh zgjuarsia e Uliksit që t’i nxirrte ata fitimtarë. Nuk mund të bjerë Rama, pasi “fenomenët e rrjetit” të cilit ai i ka krijuar janë vazhdimisht këtu dhe kudo. Prandaj dhe qytetaria, e cila duke qënë shumë larg nga informimi i duhur dhe i saktë, kur i duhet të zgjedh shpreh një votë emocioni dhe jo opinioni. Ndaj dhe reagimi juaj i vazhdimshëm, i cili dhe nga një këndvështrim tjetër është mëse i pritshëm ndaj fenomenëve të rrjetit Rama & Co është përgjithësisht emocional.

Read more

Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard –

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas –

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham –

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig –

Megjithëse në frontin e transparencës, pesha e imazhit të shoqërisë është padyshim e rëndësishme, kjo shkakton jo pak pasoja problematike. Fakti që kushdo prej nesh, i armatosur nga një smartphone është potencialisht një reporter dhe si rrjedhjojë në gjendje të publikojë në një blog apo rrjet social çdo gjë që vëren dhe regjistron, bën që çdo ngjarje private apo jo të bëhet publike dhe e vlefshme si lajm.

Dhe këtu vijmë tek Pierre Lévy, i cili jo më kot, në 1996, vit kur do përshëndeste cyberdemokracinë si diçka tejet pozitive pohoi: “Transparenca e favorizuar nga teknologjitë digjitale do bënte të mundur që të mos ndërpritej marrëdhënia midis politikanit dhe qytetarit, por do krijonte një sferë të gjerë publike, të cilën ai e përcaktoi si një sferë e një “race” të qytetarëve të mirëarsimuar, të mirëinformuar dhe të përgatitur. Por, dihet mirë që kjo nuk ka ndodhur, pasi duke i shtuar transparencës procesin e horizontalizmit dhe detyrën e life politics, me një intuitë fare fëminore kuptohet qartazi se sot transparenca është kthyer në gossip. Ose për ta përcjellur më saktë ashtu siç e thoshte Bauman: “”publike” kolonizohet nga “private” dhe “interesi publik” bie në mediokritetin e kuriozitetit për jetën private të personazheve publik, kurse arti dhe jeta publike, kufizohen nga shfaqjet publike të çështjeve private apo dhe rrëfimet publike të ndjenjave private”.

Shembull i rëndomtë: Kryeministri i Shqipërisë, Erion Veliaj, Gaz Paja dhe të tjerë, të cilët gju më gju me popullin plebe dhe kinez shqiptarë ndër meze dhe raki rrushi qeshin, kuvendojnë apo ironizojnë me barsoleta rreth gjinokastritëve.

Prandaj dhe Edi Rama është një njeri i zgjuar. Ai e ka kuptuar me kohë dhe vakt (atë që sot për sot është mortje e këtij shekulli) që nëse nuk përceptohesh, nuk ekziston. Dhe ky është “the new benchmark” i kohës që po jetojmë. Kjo kërkon zgjuarsi dhe jo grushta apo shtjelma fasadash.

Por, Rama dhe asnjë politikan tjetër nuk bie dot në momentin që ju çdo gjë e kërkoni streaming. Kur i kërkoni politikës dhe i jepni shkas politikës të jetë streaming, ndërkohë që politika është edhe arti i kompromisit, por kjo ndodh vetëm me telekamera të fikura, off records. Streaming i politikës krijon paradoksin e transparencës. I kërkohet përdorimi për të patur akoma edhe më shumë transparencë nga ana e aktorëve të përfshirë, duke marrë si këmbim ama një sjellje jo të sinqertë, hipokrite dhe të kristalizuar me pasojë: paraliza vendimmarrëse.

Sot, politika është e detyruar t’u përshtatet dinamikave dhe llogjikës së mass medias, përndryshe nuk përceptohet, kurse kjo e fundit, për të qëndruar apo për t’i rezistuar tregut ka nevojë që publiku të mos ndryshojë kanal. Prandaj dhe politika kthehet në videopolitikë, kurse informacioni përkon me argëtimin. Dhe ja ku mbyllet rrethi: opinioni zëvendësohet nga emocioni.

Qyteti i Trojës ra, sepse dominuan intrigat, mashtrimet, gënjeshtrat, egoizmi i vetëdashurisë, mbizotërimi i egos personale, por mbi të gjitha, ra, sepse mbizotëroi zgjuarsia e Uliksit. Thënë këtë, të gjithë e dimë fare mirë që Shqipëria është një vend katrahurë, rrumpallhane etj., etj., por… a nuk iu shkon ndërmend që mund të jetë fiks antagonizmi i filozofisë Dostoevskij-ane?

Ferr dhe Parajsë. Lartësim dhe Poshtërsi. Mizerie dhe Ringjallje. Por, kjo është bukuria e vërtetë mar! Questa è la vera bellezza! Senza la bellezza non c’è nulla da fare al mondo, sepse si rrjedhjojë ka diçka më të lartë… drejtë së bukurës.

Sigurisht nuk kishte si të ishte ndryshe për shkrimtarin dhe filozofin rus. Ai pasi u dënua me vdekje dhe pastaj dënimi iu ndryshua në punë të detyruara i vetmi libër që i lejohej të lexonte ishte Vangjeli. Dhe, në një mal me pleh dhe mizerie, siç ishte jeta e tij ato vite arriti të përthithte, të krijonte, të realizonte dhe të nxirrte më të mirën e vetë jetës: të bukurën!

Dua ta mbyll këtë vit me syrin e një spektatoreje pasionante dhe pa kurrëfarëlloj interesi tjetër dhe me këndvështrimin e të pamurit Shqipërinë si një “Vangjel Dostoevskij-an”, ku pres t’i nxjerrin më të bukurën, pasi vetëm e bukura mund ta shpëtojë atë.

Etiketa: edi ramaerion veliajFjodor DostojevskiGaz PajaJurgena AlijajKryeministri i ShqipërisëPierre Lévythe new benchmarkVetëm e bukura do ta shpëtojë Shqipërinë

Të Lidhura

Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard –

Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard –

nga 27
23:35 | 02/02/2026
0

Në mesin e janarit, gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi, Rama i tha gazetarit greko-amerikan John Defterios:...

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas –

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas –

nga 27
23:31 | 02/02/2026
0

Një rikthim në Evropë u përfol për pak kohë për Karim Benzeman, por duket se kjo nuk do të ndodhë....

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham –

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham –

nga 27
23:17 | 02/02/2026
0

Besiktas ka realizuar një manovër të zgjuar financiare në tregun e transferimeve, duke përfituar rreth 8 milionë euro brenda vetëm...

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig –

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig –

nga 27
23:01 | 02/02/2026
0

RB Leipzig ka njoftuar zyrtarisht huazimin e sulmuesi të Brighton, Brajan Gruda. Talenti me prejardhje shqiptare rikthehet në Bundesliga, ku...

Para
Rama flet për divorcet e së shkuarës: Në jetën private të gjithë janë të lirë të bëjnë çfarë të duan (film)

Rama: Marrëveshje me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar! Diferencimi i BE i papranueshëm

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard –

Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard –

23:35 | 02/02/2026
Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas –

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas –

23:31 | 02/02/2026
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham –

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham –

23:17 | 02/02/2026
Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig –

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig –

23:01 | 02/02/2026
Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu –

Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu –

22:45 | 02/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard –
  • Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas –
  • Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham –
  • Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig –
  • Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu –
  • Maltë/ Arrestohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg nga autoritetet belge –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard –
  • Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com