Vendosi mbylljen e xhamive, Erdogan kërcënon Austrinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendosi mbylljen e xhamive, Erdogan kërcënon Austrinë

15:24 | 11/06/2018
në Bota
0

Pas njoftimit të Austrisë për mbylljen e xhamive Presidenti turk Erdogan paralajmëroi se Turqia do të kundërpërgjigjet.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e kritikoi ashpër qeverinë austriake për planet për mbylljen e xhamive ekstremiste. “Kam frikë se hapat e kancelarit austriak do ta çojnë botën në një kryqëzatë të re,” tha Erdogani në adresë të kancelarit Sebastian Kurz. “Mos mendoni se po e bëtë këtë, ne do të bëjmë sehir? Jo, edhe ne do të ndërmarrim disa hapa”, tha Erdogan.

Turqia i quajti masat e shpallura nga Austria si armiqësore ndaj islamit dhe raciste. Zëdhënësi i Erdogan e akuzoi qeverinë austriake se për mbylljen e xhamive dhe për dëbimin e imamëve po përdor “justifikime të çala”. Kjo është një shprehje e “valës anti-islamike, raciste dhe diskriminuese të populizmit në këtë vend”, shkroi Ibrahim Kalin në Twitter. Austria i sulmon komunitetet myslimane që të “nxjerrë prej kësaj kapital të lirë politik”.

Kalini e akuzoi gjithashtu qeverinë austriake se me politikën e saj “po normalizon islamofobinë dhe racizmin”. Me “veprimet e saj me ngarkesë ideologjike” ajo shkel parimet ligjore bazë, politikat e integrimit, të drejtat e pakicave dhe “etikën e bashkëjetesës”. Mediat turke folën për një “vendim skandaloz”.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Kurz: Në Austri “nuk ka vend për shoqëri paralele”
Qeveria konservatore e Austrisë vendosi të premten se do të dëbojë nga vendi deri në 60 imamë dhe do të mbyllë rreth 7 xhami. Kancelari Kurz tha se në Austri “nuk ka vend për shoqëri paralele, islam politik, tendeca radikalizuese.” Ministri austriak i Kulturës, Gernot Blümel deklaroi se do të mbikqyren dhe kontrollohen jo vetëm xhamitë por edhe aktivitetet e “Ujqve Gri”. Kurse ministri i Brendshëm Kickl u dha urdhër autoriteteve për regjistrimin e shoqatave që të raportojnë për paditë e mundshme ndaj shoqatave të afërta me ATIB-in.

Në gjithë Austrinë ka rreth 260 imamë. Po ashtu qeveria njoftoi se do të mbyllë pas një verifikimi xhami të afërta me “Unionin Turk-Islamik për Bashkëpunimin Kulturor dhe Social në Austri” (ATIB). Nga mbyllja preket edhe një xhami e “Ujqve Gri” të ekstremit të djathtë në Vjenë që ra në sy me disa publikime në internet me inskenime luftërash, ku protagonistë ishin fëmijët. ATIB dyshohet se mbështet nacionalizmin turk.

Po ashtu do të mbyllet edhe Bashkësia Kulturore Arabe, e cila ka gjashtë xhami. Bashkësia Kulturore Arabe thotë se ka rreth 1.000 anëtarë, kryesisht nga Egjipti dhe Çeçenia. Arsye për mbylljen janë ndër të tjera, deklaratat salafiste të përfaqësuesve të kësaj bashkësie në një xhami, tha ai. Salafizmi është një rrymë e prapambetur, jashtëzakonisht konservatore e fesë islame. Ithtarët e salafizimit e konsiderojnë veten si mbrojtës të Islamit të pafalsifikuar. Qëllimi i salafistëve është transformimi i plotë i shtetit, sistemit ligjor dhe shoqërisë sipas rregullave të tyre – dhe vendosja e një “teokracie” islamike./ DW

Etiketa: AustriaerdogankërcënimSHBATurqia

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Azilanti nga Kosova bëhet hero në Francë, shpëton 6 persona nga vdekja

Azilanti nga Kosova bëhet hero në Francë, shpëton 6 persona nga vdekja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com