Vendimi për Tahirin/ Media franceze: I shpëtoi burgut, tani vendin e drejton trafiku i herionës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi për Tahirin/ Media franceze: I shpëtoi burgut, tani vendin e drejton trafiku i herionës

15:05 | 20/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Anëtarit të KLP i publikohen mesazhe erotike me denoncuesen/ Institucioni: Po e verifikojmë –

Del foto e çiftit që tronditi Roskovecin, prindër të 7 fëmijëve –

Ish-deputetin e PS e kemi marrë në pyetje… –

Krimi në familje në Roskovec/ Policia ndërhyri pas sherrit para 4 ditëve, edhe 10 vite më parë autori tentoi të… –

Media franceze “Le Figaro” i ka dedikuar një artikull vendimin që Gjykata e Krimeve të Rënda dha një natë më parë për ish-ministrin e Brendshëm Saimi Tahirin, i cili u dënua me 3.4 vite shërbim prove për shpërdorim detyre.

Në shkrimin e publikuar, francezja e cilëson shpalljen e Tahirit të pafajshëm për akuzat “trafik droge” apo “grup të strukturuar kriminal” si një “arratisje” nga burgu.

“Le Figaro” shkruan më tej se Tahiri është një ish-aleat i ngushtë i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, që në vitin 2017 ishte i detyruar të hiqte dorë nga posti i tij për t’u përballur me akuzat e rënda.

“Vetë ish-ministri Tahiri e përshëndeti vendimin e Gjykatës, e cila pranoi që 40-vjeçari nuk ishte një kriminel. Ai gjithashtu lajmëroi se ka ndërmend ta apelojë vendimin me 3.4 vite shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Emri i tij u shfaq gjatë përgjimit telefonik në një hetim të nisur pas arrestimit në Itali të një prej kushërinjve të tij, Moisi Habilaj të dyshuar si trafikantë droge,”– shkruan ndër të tjera media franceze. Më pas “Le Figaro” shkruan edhe për Shqipërinë dhe për situatën aktuale ku ndodhet politika në vendin tonë. Francezja shprehet se edhe pse ministri i Brendshëm aktual, Sandër Lleshaj është shprehur se vendi ynë është jashtë hartës së shteteve ku mbillet kanabis, kjo gjë nuk u rezulton e vërtetë.

Media ndërkombëtare thekson se Shqipëria është një vend i vogël dhe i varfër në mes të Ballkanit që gjithmonë ka shërbyer si një pikë tranzitore për kalimin e drogës, si heroinë apo kokainë, nga vendet e Lindjes dhe Amerikës së Jugut drejt tregut evropian. Gjithashtu në artikull vihet në dukje edhe ekstradimi i Arbër Çekajt, pronarit të kontenierit me 613 kg kokainë, që u kap një vit më parë në Maminas.

“Jeta politike shqiptare është helmuar nga trafiku i drogës, ku njëra palë akuzon kundërshtarët e saj se janë të lidhur me krimin e organizuar,”– shkruan “Le Figaro” në fund të artikullit.

Një natë më parë pas një seancë maratonë, ish-ministri Saimir Tahiri mbylli “Gjyqin e vitit” në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ku u dënua me 3.4 vite shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin 5 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg e sipas Kodit Penal konvertohet në shërbim prove.

Për këtë vendim ai u shpreh se ishte qesharak dhe se do ta apelojë. Pas seancës, ai ftoi gazetarët për të zhvilluar një takim, që pritet të zhvillohet ditën e sotme.

Etiketa: Gjykata e Krimeve te Rendaish-ministri i Brendshëm Saimi TahiriLe FigaroMedia francezeshperdorim detyre

Të Lidhura

Anëtarit të KLP i publikohen mesazhe erotike me denoncuesen/ Institucioni: Po e verifikojmë –

Anëtarit të KLP i publikohen mesazhe erotike me denoncuesen/ Institucioni: Po e verifikojmë –

nga 27
18:39 | 24/03/2026
0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas përmbajtjes së transmetuar mbrëmjen e kaluar në një emision investigativ, ku njërit...

Del foto e çiftit që tronditi Roskovecin, prindër të 7 fëmijëve –

Del foto e çiftit që tronditi Roskovecin, prindër të 7 fëmijëve –

nga 27
18:01 | 24/03/2026
0

ë foto janë Shefit Rrapaj dhe Dashuri Rrapaj që humbën jetën sot në fshatin Kuman, në Roskovec. Sipas informacioneve paraprake,...

Ish-deputetin e PS e kemi marrë në pyetje… –

Ish-deputetin e PS e kemi marrë në pyetje… –

nga 27
17:33 | 24/03/2026
0

Shtyhet seanca në GJKKO ndaj Erion Veliajt dhe 29 të pandehurve të tjerë në këtë dosje. SPAK i ka kërkuar...

Krimi në familje në Roskovec/ Policia ndërhyri pas sherrit para 4 ditëve, edhe 10 vite më parë autori tentoi të… –

Krimi në familje në Roskovec/ Policia ndërhyri pas sherrit para 4 ditëve, edhe 10 vite më parë autori tentoi të… –

nga 27
17:20 | 24/03/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme fshatin Kuman, në Roskovec. Një i moshuar, i identifikuar si Shefit...

Para
Vendimi për Tahirin/ Rrjetet sociale: Ja ku do e kryejë shërbimin e provës!

Vendimi për Tahirin/ Rrjetet sociale: Ja ku do e kryejë shërbimin e provës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Anëtarit të KLP i publikohen mesazhe erotike me denoncuesen/ Institucioni: Po e verifikojmë –

Anëtarit të KLP i publikohen mesazhe erotike me denoncuesen/ Institucioni: Po e verifikojmë –

18:39 | 24/03/2026
Del foto e çiftit që tronditi Roskovecin, prindër të 7 fëmijëve –

Del foto e çiftit që tronditi Roskovecin, prindër të 7 fëmijëve –

18:01 | 24/03/2026
Ish-deputetin e PS e kemi marrë në pyetje… –

Ish-deputetin e PS e kemi marrë në pyetje… –

17:33 | 24/03/2026
Krimi në familje në Roskovec/ Policia ndërhyri pas sherrit para 4 ditëve, edhe 10 vite më parë autori tentoi të… –

Krimi në familje në Roskovec/ Policia ndërhyri pas sherrit para 4 ditëve, edhe 10 vite më parë autori tentoi të… –

17:20 | 24/03/2026
Krimi në familje në Roskovec/ Policia ndërhyri pas sherrit para 4 ditëve, edhe 10 vite më parë autori tentoi të… –

Krimi në familje në Roskovec/ Policia ndërhyri pas sherrit para 4 ditëve, edhe 10 vite më parë autori tentoi të… –

17:18 | 24/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Anëtarit të KLP i publikohen mesazhe erotike me denoncuesen/ Institucioni: Po e verifikojmë –
  • Del foto e çiftit që tronditi Roskovecin, prindër të 7 fëmijëve –
  • Ish-deputetin e PS e kemi marrë në pyetje… –
  • Krimi në familje në Roskovec/ Policia ndërhyri pas sherrit para 4 ditëve, edhe 10 vite më parë autori tentoi të… –
  • Krimi në familje në Roskovec/ Policia ndërhyri pas sherrit para 4 ditëve, edhe 10 vite më parë autori tentoi të… –
  • I ka refuzuar, ka ofenduar prokurorin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Anëtarit të KLP i publikohen mesazhe erotike me denoncuesen/ Institucioni: Po e verifikojmë –
  • Del foto e çiftit që tronditi Roskovecin, prindër të 7 fëmijëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com