Vendimi i Holandës për vizat/ Ditmir Bushati: Jo panikut, jo neglizhencës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi i Holandës për vizat/ Ditmir Bushati: Jo panikut, jo neglizhencës

15:01 | 22/04/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka kritikuar qëndrimin e maxhorancës për vendimin e Parlamentit Holandës, i cili votoi rikthimin e vizave për Shqipërinë.

Përmes një postimi në facebook, Bushati ka shprehur se shanset që të rivendosen vizat për Shqipërinë, janë thuajse zero, por ai ka kërkuar që maxhoranca të mos e neglizhojë këtë vendim.

Postimi i plotë

Read more

Po rrezikon shumë katolikë në botë –

Ish-trajneri i Dortmundit merr drejtimin e Athletic Bilbaos deri në vitin 2028 –

Irani do të fshihet nga faqja e dheut nëse godet anijet amerikane në Hormuz –

Kombëtarja do të luajë kundër 5 herë kampionëve të Europës, FSHF zyrtarizon datën dhe stadiumin –

JO PANIKUT, JO NEGLIZHENCËS!

Vendimi i Parlamentit hollandez që i kërkon qeverisë nisjen e procedurave në nivel europian për pezullimin e regjimit pa viza me Shqipërinë është padyshim një lajm i hidhur. Mekanizmi i përcaktuar, në rast se aktivizohet nga Hollanda, është i qartë. Komisioni Europian do t’i përgjigjet kërkesës (së supozuar deri tani) të Hollandës mbi kriteret e përmbushura nga ana e Shqipërisë dhe çdo vendimmarrje kërkon një shumicë të caktuar votash në Këshill, ku pesha e votave të vendeve anëtare është e ndryshme.

Vitin e kaluar, raporti i Komisionit Europian për këtë çështje vlerësonte se Shqipëria i përmbushte kriteret. Vlen të theksohet gjithashtu se asnjë prej vendeve anëtare të BE, përfshirë Hollandën, nuk kundërshtoi gjetjet e Komisionit. Në të tilla rrethana me të drejtë lind pyetja çfarë ndryshoi në pak muaj nga publikimi i raportit të Komisionit Europian vitin e kaluar? Pse një lëvizje e tillë tani kur Shqipëria pret zyrtarizimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, bazuar në kalendarin e miratuar në qershorin e 2018 nga vendet anëtare të BE-së dhe procesin analitik screening?

Shanset që një nismë e tillë të prodhojë efekte në praktikë janë thuajse zero. Ndaj nuk ka vend për panik. Shqipëria edhe pse ka shumë sfida në betejën me krimin e organizuar dhe korrupsionin i përmbush kriteret e përcaktuara sipas vlerësimeve të Komisionit Europian. Megjithatë, nuk ka vend për neglizhencë e aq më keq për stigmatizim. Përkundrazi duhet të sigurojmë integritetin e debatit publik në lidhje me këtë çështje. Jemi në të drejtën tonë të përbuzim çdo steriotip negativ që tenton të na vizatojë si njerëz e shoqëri që prodhojmë veç krim dhe emigracion të paligjshëm. Por do të ishte gabim fatal që ta vizatonim Hollandën, anëtare themeluese e kontribuese kyçe në BE, mbështetëse e aspiratës europiane të Shqipërisë, si një vend racist ndaj nesh apo si një vend ku gëlon krimi e prostitucioni. Do të ishte mendjelehtësi gjithashtu të injoronim mesazhin që vjen prej kësaj nisme të Parlamentit hollandez, edhe pse e padrejtë dhe në mungesë të kritereve të përcaktuara nga vetë BE-ja.

Të drejtën tonë duhet të vazhdojmë ta demonstrojmë me vendosmëri përmes rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Duke shtuar angazhimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar me organet e specializuara, me Komisionin Europian dhe me vendet anëtare të BE-së. Sepse në asnjë rast nuk duhet të harrojmë që jemi ne që po trokasim në dyert gjithnjë e më vështirë të penetrueshme të BE-së dhe jo e kundërta.

Vendimi i Parlamentit hollandez, edhe pse i pari për një nga shtetet që janë pjesë e listës së bardhë të Schengen, nuk është rrufe në qiell të kaltër. Vjet, në vigjilje të vendimit të BE-së për nisjen e bisedimeve për anëtarësim, Parlamenti hollandez, përmes një rezolute, i kërkoi qeverisë bllokimin e bisedimeve me Shqipërinë. Është fakt tanimë i njohur se për shkak të kundërshtisë së Francës dhe Hollandës, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk i nisën menjëherë bisedimet për anëtarësim në BE. Kjo situatë shtyu vendet anëtare drejt një formule kompromisi me kalendar të përcaktuar për nisjen e këtij procesi pas qershorit të 2019.

Historiku i qëndrimeve hollandeze në çështjet që kanë të bëjnë me politikat europiane dhe standardet që lidhen me procesin e zgjerimit nuk fillon e as nuk duket se do të mbarojë me Shqipërinë. Një vlerësim i esëllt i këtij historiku do të na mundësonte për të shpjeguar të pashpjegueshmen, por mbi të gjitha për të kuptuar vështirësitë nëpër të cilat do të kalojë rruga jonë europiane.

Në vitin 2016 Hollanda ishte vendi i vetëm në BE që organizoi referendum për marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Europian dhe Ukrainës edhe pse u kritikua gjerësisht për pandershmëri dhe mungesë vizioni strategjik, duke pasur parasysh situatën specifike me të cilën përballej Ukraina pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë dhe nevojën dramatike që kishte BE për t’u pozicionuar si lojtar i besueshëm në raport me ambicien e Ukrainës për t’u afruar drejt BE-së. Si rrjedhojë e këtij referendumi, marrëveshja BE-Ukrainë përmban garanci shtesë për tu mos interpretuar në asnjë rrethanë si marrëveshje që shtron rrugën e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Europian.

Hollanda gjithashtu bën pjesë në grupin e vendeve që kundërshtojnë zgjerimin e zonës Schengen me Bullgarinë dhe Rumaninë, përkundër vlerësimeve të Komisionit Europian se këto dy vende i kanë përmbushur kriteret për të qenë pjesë e Schengenit. Është i mirënjohur qëndrimi kushtëzues i Hollandës ndaj procesit të anëtarësimit të Kroacisë dhe Serbisë në BE për shkak të mosbashkëpunimit të tyre me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë.

Gjatë krizës në eurozonë, Hollanda spikati si një prej vendeve me qëndrim strikt ndaj vendeve të jugut të Europës duke reflektuar pikëpamjet dhe filozofinë e një vendi që është kontribues kryesor i mekanizmit financiar të BE-së e që kujdeset për çdo qindarkë të shpenzuar. Hollanda mbetet një kritike e zëshme ndaj Polonisë, Hungarisë dhe Rumanisë në lidhje me reformat në fushën e sundimit të së drejtës.

Ndryshe nga qëndrimi kundërshtues për anëtarësimin e Turqisë në BE, Hollanda e sheh Ballkanit Perëndimor si pjesë natyrale të BE-së, duke përqafuar qasjen ‘strikt por të ndershëm’ ndaj detyrimeve që kanë vendet aspirante për përmbushjen e reformave.

Edhe në vitin 2013, pavarësisht miratimit të tre ligjeve të famshme dhe rotacionit të pushtetit dhe rekomandimit të qartë të Komisionit Europian për akordimin e statusit të vendit kandidat, Hollanda bënte pjesë në grupin e vendeve që kërkonin më shumë prova bindëse nga ana e Shqipërisë. Më kujtohet fare mirë puna kapilare me vendimmarrës dhe opinionbërës në Hollandë, por jo vetëm, për komunikimin e refomave dhe rezultateve me durim dhe këmbëngulje. Një punë e përbashkët që u materializua me marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, në qershorin e 2014.

Ndërkohë që kanë mbetur vetëm pak javë nga vendimmarja e vendeve anëtare të BE-së për zyrtarizimin e bisedimeve për anëtarësim, historiku i mësipërm na tregon se duhet të demonstrojmë kohezion politik e shoqëror dhe një fokus të ripërtërirë për reforma, duke mos lejuar në të njëjtën kohë cënimin e arritjeve historike. Kjo do të ishte profilaksia e duhur në funksion të vendimmarrjeve të pritshme të cilat do të përcaktojnë kursin e Shqipërisë për një periudhë të paktën 10 vjeçare.

Etiketa: Ditmir BushatiIsh-ministri për Europën dhe Punët e JashtmeRikthimi i vizave për ShqipërinëVendimi i Holandës për vizat

Të Lidhura

Po rrezikon shumë katolikë në botë –

Po rrezikon shumë katolikë në botë –

nga 27
15:34 | 05/05/2026
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish publikisht Papa Leone XIV duke thënë se ai po rrezikon shumë besimtarë...

Ish-trajneri i Dortmundit merr drejtimin e Athletic Bilbaos deri në vitin 2028 –

Ish-trajneri i Dortmundit merr drejtimin e Athletic Bilbaos deri në vitin 2028 –

nga 27
15:02 | 05/05/2026
0

Athletic Bilbao ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit të ri: Edin Terzić do të marrë drejtimin e skuadrës duke nisur nga...

Do të marr pjesë vetëm në rast nënshkrimi të paqes –

Irani do të fshihet nga faqja e dheut nëse godet anijet amerikane në Hormuz –

nga 27
14:02 | 05/05/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi se Irani do të “fshihet nga faqja e dheut” nëse sulmon anijet...

Kombëtarja do të luajë kundër 5 herë kampionëve të Europës, FSHF zyrtarizon datën dhe stadiumin –

Kombëtarja do të luajë kundër 5 herë kampionëve të Europës, FSHF zyrtarizon datën dhe stadiumin –

nga 27
13:38 | 05/05/2026
0

Kombëtarja U-21 do të zhvillojë një tjetër test të rëndësishëm ndërkombëtar, teksa më 8 qershor 2026 do të përballet me...

Para
Firmoset nesër koalicionin opozitar, ja cilat parti pritet të nënshkruajnë krah PD

Firmoset nesër koalicionin opozitar, ja cilat parti pritet të nënshkruajnë krah PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Po rrezikon shumë katolikë në botë –

Po rrezikon shumë katolikë në botë –

15:34 | 05/05/2026
Ish-trajneri i Dortmundit merr drejtimin e Athletic Bilbaos deri në vitin 2028 –

Ish-trajneri i Dortmundit merr drejtimin e Athletic Bilbaos deri në vitin 2028 –

15:02 | 05/05/2026
Do të marr pjesë vetëm në rast nënshkrimi të paqes –

Irani do të fshihet nga faqja e dheut nëse godet anijet amerikane në Hormuz –

14:02 | 05/05/2026
Kombëtarja do të luajë kundër 5 herë kampionëve të Europës, FSHF zyrtarizon datën dhe stadiumin –

Kombëtarja do të luajë kundër 5 herë kampionëve të Europës, FSHF zyrtarizon datën dhe stadiumin –

13:38 | 05/05/2026
Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet –

Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet –

13:32 | 05/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Po rrezikon shumë katolikë në botë –
  • Ish-trajneri i Dortmundit merr drejtimin e Athletic Bilbaos deri në vitin 2028 –
  • Irani do të fshihet nga faqja e dheut nëse godet anijet amerikane në Hormuz –
  • Kombëtarja do të luajë kundër 5 herë kampionëve të Europës, FSHF zyrtarizon datën dhe stadiumin –
  • Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet –
  • Mali i Zi është vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Po rrezikon shumë katolikë në botë –
  • Ish-trajneri i Dortmundit merr drejtimin e Athletic Bilbaos deri në vitin 2028 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com