Kishim dëgjuar për produkte të ndryshme që futen ilegalisht në burgje, por imagjinata nuk na kishte shkuar deri tek bërsitë që përdoren për të bërë raki.
Rreth 10 kg bërsi rrushi janë gjetur në ambientet e brendshme të burgut të Shën Kollit në Lezhë.
Të dënuarit si duket E kanë parë të arsyeshme që të shtyjnë kohën duke bërë raki në vend që ta merrnin të gatshme ilegalisht.
Lënda është konstatuar nga një kontrolli të inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Burgjeve.