Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar sot se rritja e mirëqenies së qytetarëve nëpërmjet skemave të gjithëpërfshirjes sociale, krijimit të mjediseve të sigurta, si dhe zgjerimit të hartës së shërbimeve sociale, do të jenë prioritetet e Bashkisë së Tiranës për dy vitet e ardhshme.
Në “Ditën ndërkombëtare kundër varfërisë”, Bashkia e Tiranës dhe Banka Botërore zhvilluan një orë leksioni të hapur me nxënës dhe mësues të shkollës 9-vjeçare “Ardian Klosi” në zonën e Bregut të Lumit.
“Arsimi i të rinjve është mënyra më e mirë për të adresuar problemin e varfërisë, ndërsa bëri të ditur se Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë iniciativash për të mbështetur njerëzit në nevojë. Bashkia do të vijojë mbështetjen e të rinjve përmes bursave apo ofrimit të edukimit profesional për marrjen e një zanati”, tha Veliaj.