Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim në Kryeministri familjen e të ndjerit Sabri Vlinga, i cili humbi jetën gjatë riparimit të një defekti në një kabinë elektrike në Fier.
Kryeministri e ka nderuar me medaljen e mirënjohjes, ndërsa ka premtuar mbështetje financiare për familjen.
“Nderim me medaljen e Mirënjohjes së Kryeministrit për të rënin në krye të detyrës, specialist i dalluar i OSHEE-s, babai i dy fëmijëve, Sabri Vlinga, i cili humbi jetën gjatë punës për përballimin e fatkeqësisë natyrore të fillim dhjetorit.OSHEE do të mbështesë financiarisht familjen dhe mbulojë shkollimin e vajzës studente deri në diplomimin e saj” shkruan Rama në Facebook.