Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të javës së ardhshme, do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marr pjesë në varrimin e ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
Këtë lajm e ka konfirmuar, këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.
“Presidentja Osmani do të udhëtoj për SHBA në fillim të javës që vjen për të marrë pjesë në varrim të Sekretares Albright, me ftesë të familjes Albright, si dhe për disa takime të tjera”.
Kujtojmë se, Madeleine Albright, e cila ishte mike e madhe e shqiptarëve, ka vdekur në datën 23 mars në moshën 84-vjeçare.
Albright ka vizituar tri herë Kosovën, pak muaj pas përfundimit të luftës 1999, më 2 005 dhe 2019.