Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme pas përmbytjeve masive në vend.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Vasili shprehet pse qeveria pret akoma, në një kohë kur sipas tij, Shqipëria po përballet me një situatë të vështirë.
“Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ç’pret akoma qeveria?! Shqipëria po përballet me një situatë shumë të rëndë në të gjithë territorin me rreziqe shumë të mëdha për pronën dhe shëndetin e qytetarëve. Qeveria nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Çfarë pret?
Kryeministri nuk mund të jetë komentator. Të shpallet menjëherë gjendja e jashtëzakonshme. Koha nuk pret. Mijëra qytetarë presin dorën dhe mbështetjen e shtetit”, përfundon Vasili.