Petrit Vasili, kryeatri i i grupit të LSI-së i bëri thirrje për reflektim deputetëve se ky sesion parlamentar duhet të mbyllet me miratimin e reformës në drejtësi
Petrit Vasili:-“Sesioni parlamentar ka detyrim të mbyllë reformën. Reforma duhej të ishte votuar dje, çdo minutë e humbur është minutë e çmuar. Ky proces sikundër kryeministri ka bërë të ditur dhe pas takimit me Bashën është proces që do të vazhdojë me miratimin e tij çdo reflektim i opozitës është i mirëpritur. E rëndësishme është që ky sesion të mbyllet me miratimin e reformës në drejtësi.
Vasili u tregua i rezervuar lidhur me atë çka është biseduar në takimin Rama Basha por tha: “Ka pasur një debat për një cështje që u bë publike dhe nga Rama dhe Basha lidhur me variantin e ecjes përpara me një shumicë të cilësuar për zgjedhjen e anëtarëve me 2/3 apo për variantin e paraqitur nga opozita për vendet e rezervuara. Këtu ishte pikë ndarjeje dhe keqkuptimi.
Kemi detyrim madhor që duhet ta shtyjmë përpara. Procesi i integrimit na e imponon, ndaj duhet të ecim para, pasi kthimi prapa do të ishte dëm i madh dhe humbje kohe. Edhe komisioneri Hahn foli qartë se çdo të thotë humbja e reformës në drejtësi.”