Vasili: SPAK të bëjë transparencë e të pezullojë nga funksionet personat nën hetim, mund të prishin provat! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vasili: SPAK të bëjë transparencë e të pezullojë nga funksionet personat nën hetim, mund të prishin provat!

15:22 | 05/02/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar se SPAK duhet të bëjë transparencë e të pezullojë nga funksionet personat nën hetim, mund të prishin provat në lidhje përgjimet e anti-mafies italiane që përmenden edhe figura të larta të Rilindjes.

Në një deklaratë për mediat, Vasili theksoi se të vetmit të interesuar për të mbyllur dhe për të kamufluar aferën e tmerrshme kriminale të përfshirjes së Ndraghetës në Shqipëri, janë Edi Rama dhe njerëzit e tij në pushtet.

Deklarata e Plotë

Read more

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

Të nderuar qytetare dhe qytetarë,
Është shumë e qartë edhe për qytetarin më të fundit shqiptar, por edhe atij të Tiranës, që mafia dhe inkriminimi mafioz qeveritar janë bërë njësh me njëri – tjetrin dhe Ndragheta të tjera janë ulur këmbëkryq në mes të Tiranës, të bekuar nga qeveria e bashkia, përfitues të parave kolosale e të miliardave parave të pista që janë ngulur në Tiranë.
Të vetmit të interesuar për të mbyllur dhe për të kamufluar aferën e tmerrshme kriminale të përfshirjes së Ndraghetës në Shqipëri, mu në mes të kryeqytetit, janë Edi Rama dhe të tijtë.
Edi Rama është kaq i preukupuar, kaq në hall, kaq i trembur saqë publikisht përpiqet të përdorë edhe të paqenat, të përdorë edhe personalitete diplomatike, vetëm e vetëm për t’i shpëtuar hallit.
Shikoni se çfarë thotë Edi Rama lidhur me këtë çështje, në videon që do t’ju ekspozojmë dhe më tutje ju njohim me zhvillimet e tjera shumë të rëndësishme që kanë ndodhur me dosjen e Ndraghetës.
Ju lutëm ndiqni videon:
(VIDEO)
Por, fakti publik është ky, që përkundrejt këtij interesimit fare, fare, fare për Edi Ramën, që nuk ka asnjë interes për Edi Ramën, i cili thotë se: “Pse mi kërkoni mua ti lexoj konkluzionet e Prokurorisë Italiane? Çfarë duhet të investigohet këtu?”
Pra, për Edi Ramën nuk duhet të ekzistojë investigimi dhe pse duhet të kërkoj unë SPAK-un, thotë Edi Rama, pra njeriu më i çinteresuar në botë është Edi Rama dhe të tijtë, përkundrejt kësaj në datën 25 janar SPAK ka filluar, regjistruar procedimin penal për veprat penale: ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, funksione publike është Edi Rama dhe të tijtë; ‘Grup i strukturuar kriminal’, ‘Pastrim i produkteve të veprës penale’, e të tjera çështje, njëra më e rëndë se tjetra.
Gjithashtu, ambasadori i Italisë në Tiranë, ka shpjeguar shumë qartë, në të kundërt të asaj që Edi Rama thotë, dhe ka thënë që ka një bashkëpunim tepër të ngushtë, 2 Prokuroritë janë duke bashkëpunuar me njëra – tjetrën.
Do të ketë zhvillime të rëndësishme së shpejti, thotë ambasadori italian. Nuk mund të flas me detaje për arsye të natyrës, por po punohet dhe dy prokuroritë po komunikojnë. Dosja e madhe ka ardhur në Tiranë, e cila po përpunohet dhe praktikisht të gjithë qytetarët janë më sy e veshë për të kuptuar të vërtetat e mëdha sesi grabitet dhe si është në duart e mafiozëve pushteti qendror dhe lokal.
Por sot publikisht ne kërkojmë, në emër të transparencës, të asaj transparence tërësisht të munguar, që përderisa në regjistrimin e procedimit penal bëhet fjalë për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe pastrimit të parasë, të bëhen publikë e transparent nga SPAK, se cilët janë personat me funksione publike të cilët janë nën hetim, e për të cilët po investigohet? Pasi këta persona duhet të ndalen e të pezullohen menjëherë nga detyrat e tyre, që nga Kryeministri e të gjithë të tjerët, deri në Bashkinë e Tiranës.
Pasi mund të bëjnë pis provat, mund t’i fshehin ato, mund të ndërmarrin mjaft vepra të tjera të cilat kompromentojnë punën hetimore, por njëherazi mund të vazhdojnë të rrënojnë qytetin, duke vënë firma të tjera, në koncesione të dyshimta, në koncesione kriminale, në koncesione mafioze, e duke falur Tiranën, siç kanë falur disa kulla në Tiranë, që janë një dëshmi ulëritëse, e ku miliarda euro nuk prodhojnë të ardhura në buxhet. Por përkundrazi zvogëlohen e nuk bëjnë që të rritet volumi i TVSH-së, e lavatriçja gjigande e pastrimit të parave mu në mes të Tiranës punon pa u lodhur.
Ndaj SPAK duke e bërë këtë transparencë, e duke bërë pezullimet, sigurisht mund të hyjë në rrugën e duhur, për t’i ndalur këta grabitqarë mafiozë e për të shpëtuar qytetin dhe Shqipërinë nga kjo qeverisje, që është bërë një kancer që grabit jetën dhe paratë e qytetarëve.

Etiketa: nënkryetari i LSI-sëpërgjimet e anti-mafies italianePetrit VasiliSPAK

Të Lidhura

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

nga 27
15:08 | 03/06/2026
0

Më 11 qershor pritet të nisë dhe ngjarja më e rëndësishme e globit, Kupa e Botës 2026. Plot 48 skuadra...

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

nga 27
14:46 | 03/06/2026
0

Tashmë në grevë, mësuesit shkaktuan kaos të martën në qendër të Meksikos, disa ditë para se qyteti të presë ndeshjen...

Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

nga 27
14:22 | 03/06/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar debatet e fundit që kanë shoqëruar projektet e investimeve të propozuara për...

S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

nga 27
13:48 | 03/06/2026
0

Kryeminstri Edi Rama është pyetur ditën e sotme për një nga kërkesat e protestuesve, të cilët i kërkojnë dorëheqjen pas...

Para
Lulzim Basha takon ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut: Vizitë historike

Lulzim Basha takon ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut: Vizitë historike

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

15:08 | 03/06/2026

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

14:46 | 03/06/2026
Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

14:22 | 03/06/2026
S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

13:48 | 03/06/2026
Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht –

Shpërthen lënda plasëse në fshatin Grabovë të Përmetit! Plagosen rëndë dy persona, njëri ka mbetur i gjymtuar –

13:40 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –
  • ‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –
  • Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –
  • S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –
  • Shpërthen lënda plasëse në fshatin Grabovë të Përmetit! Plagosen rëndë dy persona, njëri ka mbetur i gjymtuar –
  • Përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –
  • ‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com