Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, akuzon kreun e qeverisë se ka prishur një kontratë me vlerën 2 miliardë Euro që është një tërmet i njëtë financiar si firmat piramidale në ’97-ën.
Statusi i plotë i vasilit në Facebook
Kryeministër, vrite frikën dhe fol për 2 miliardë eurot që rrezikon Shqipëria, nuk ta kemi borxh një tjetër 97′.
Shqipëria rrezikon të paguajë rreth 2 miliardë euro për prishjen e disa kontratave.
Kjo shumë parash është një tërmet financiar për ekonominë e vendit dhe për çdo shqiptar.
Është e barabartë me pasojat që shqiptarët provuan deri në palce me rënien e piramidave financiare në 1997.
Kryeministri fajtor hesht. Ky gjitholog i palodhur, që flet për gjithçka dhe për asgjë hesht. Ky përgjegjës për këtë situatë katastrofike hesht. Ky mosreagues për zgjidhjen e situatës, megjithëse është paralajmëruar zyrtarisht hesht.
Apo mendon ky se sikurse me drogën, që pasi ky përmbyti vendin i futi një letër Europës dhe lau duart, po kështu do të bëjë edhe me këto miliarda që rrezikon të paguajë Shqipëria dhe shqiptarët e varfër.
Mjaft u trembe, vri frikën kryeministër dhe fol për 2 miliardët, pastaj fol për brekushet yamamoto, pikturat, bienalet e artit dhe mijëra vanitetete të një mendjehumburi.