Ish-kreu i grupit parlamentar në partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili është shprehur se kryeministri Rama jua kalon nazistëve në ligjet që po harton.
Vasili tha se Rama i urren mjekët ndërsa po bën ligje për t’i futur ata në burg.
Postimi i plotë:
Edi Rama jua kalon edhe nazisteve,kerkon burg per mjeket !? Edi Rama ben ligje si e si te fuse ne burg mjeket. Edi Rama i urren mjeket,i perçmon,i stigmatizon dhe egersine e finalizon duke bere ligj qe ti beje mjeket te jetojne ne ankth e terror. Edhe nazistet te njohur per mizorine pa kufi te tyre,kishin nje raport te kujdesshem me mjeket, aq sa edhe mjaft mjeke arriten te kthehen te gjalle nga kampet e perqendrimit.