Kryetari i grupit parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ndaj dëgjesave të Kryeministrit Rama me qytetarët.
Nëpërmjet një statusi në facebook, Vasili shkruan se sjellja e maxhorancës ka tre emra: “Parazitizëm shtetëror, agjitacion e propagandë dhe impotencë për t’u dalë zot punëve”.
Postimi i plotë i Vasilit në facebook:
Këta të qeverisë duan t’u bëjmë opozitë, t’ua japim edhe zgjidhjet edhe t’i zbatojmë po ne, ndërsa këta vetëm do t’i bien legenit me facebook e me dëgjesa.
Këto përrallat e këtyre të maxhorancës kanë tre emra:
1.Parazitizëm shtetëror,
2.Agjitacion e propagandë
3.Impotencë për t’u dalë zot punëve
Tani kryeministri i vërtetë erdhi, ai po e bën helaq me të drejtë kryeministrin Rama nëpër dëgjesa, pasi i ka bërë punët për dreq.
Maxhoranca e ka kryeministrin e ri dhe le të çlirohet nga Rama, që i paska nxirë faqen, le të mos ta bëjnë këtë vetëm ata që po presin e po shtërzojnë për t’u bërë ministra