Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një dalje për mediat ka ritheksuar ditën e sotme se e vetmja zgjidhje e krizës në Shqipëri është çuarja deri në fund e aksionit të bashkuar opozitar.
Ai deklaroi se shkaktari i krizës jo vetëm politike por edhe ajo kushtetuese dhe e përfaqsimit është kryeministri Rama.
Vasili u shpreh se ka një dakordësi të plotë për platformën që zgjidh krizën.
“Opozita e bashkuar do të intensifikojë aksionin shumëplanësh. Kriza shumë e rëndë kushtetuese, politike dhe e përfaqësimit. Ka dakordësi të plotë për platformën që zgjidh krizën.
Opozita kërkon hapjen e negociatave jo demagogjinë e radhës. Opozita është e vendosur për të çuar deri në fund aksionin e saj.
Edi Rama është i interesuar vetëm që integrimi të dështojë. Mazhorancës i intereson kriza si alibi për grabitjen me koncesione”, deklaron Vasili.
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...










