Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, u shpreh se ambasadori amerikan, Donald Lu duhet të mbante një qëndrim të qartë për çështjen Tahiri.
I ftuar në studion e Repot Tv, Vasili tha se Lu duhet t’i kishte kërkuar maxhorancës heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm.
“Lu duhet të kishte mbajtur një qëndrim të qartë t’i kërkonte maxhorancës heqjes së imunitetit për ish-ministrin. Lu duhet të ishte më i drejtpërdrejtë. Pse duhet të presim janarin për të goditur “peshqit”, bosët e krimit. Ç’të presim? Nga do ta presim?“, tha Vasili.
I pyetur nëse LSI pret rezultate konkrete nga operacioni “Forca e Ligjit”, Vasili tha se “zhvillimet dhe faktet e rënda që po dalin çdo ditë s’kanë pse të na çojnë në janar”.