Vasili: Kush keqpërdoret nga rilindja duke shkelur ligjin, do të ketë vetëm një fund, burgun

Lexo edhe

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili  ka reaguar në lidhje me dënimin e ish-kryebashkiakut të Lezhës Frean Frrokaj.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Vasili thekson se Ramareforma ka rritur zemërimin e shqiptarëve, ndërsa shton se shpagimi do të vijë ditën e zgjedhjeve të ardhshme, më 25 prill.

Postimi i plotë
Mjerë ata që keqpërdoren nga rilindja tani në grahmat e fundit!!
Ramaforma në drejtësi nuk tremb asnjeri!
Ramaforma në drejtësi që godet ish Kryetarin e Bashkisë së Lezhës Fan Frokajn thjesht se është opozitar po përgadit gropën e rilindjes.
Ramaforma në drejtësi e kapur nga rilindja nuk ka bërë asgjë tjetër vecçse ka rritur në mënyrë shpërthyese zemërimin të gjithë shqiptarëve, që mezi presin 25 prillin si momentin për shpagim.
Ramaforma, që nxjerr kriminelët nga burgjet dhe mbron hajdutërinë dhe plaçkitjen qeveritare u ka bërë të qartë shqiptarëve se vetëm duke u ngritur të gjithë në këmbë do të shpëtojnë veten dhe Shqipërinë nga shpërbërja kombëtare dhe territoriale.
Ramaforma në drejtësi, që mbyll dosjet e koncesioneve, të inkriminimit kriminal të qeverisë nëpër afera dhe të krimit zgjedhor thjesht është iluzion i rilindjes pasi ato dosje do të gjykohen publikisht përballë popullit.
Kush duartroket sot Ramaformën në Drejtësi thjesht konfirmon veten si pjesë e rilindjes dhe konsumator i çorbës së saj të qelbur dhe mbështetës i antiligjit dhe antishtetit.
Kush keqpërdoret nga rilindja duke shkelur ligjin, duke falsifikuar dokumentet e duke shtrëmbëruar drejtësinë do të ketë vetëm një fund: burgun.
Çdo veprim shënohet, nuk harrohet dhe do të shpaguhet!!

Të Lidhura

Para