Vasili: Edi Rama është sot pro korrupsionit

Lexo edhe

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka thënë se Edi Rama po  mbjell erën, por do të korrë furtunën.
Përmes një statusi në “Facebook”, Vasili  shkruan: Rama është fajtor për kanabizimin e vendit, ai është kundër zgjedhjeve të ndershme, kundër lirisë e demokracisë.

Postimi i plotë

Edi Rama po mbjell erën, por do të korrë furtunën!!

Edi Rama me ca Lej Fenë të vegjël po lodhen shumë që të krijojnë një puhizë ere mashtrimi e demagogjie në një Shqipëri të tronditur rëndë, të zemëruar, të vjedhur, të plaçkitur, por që sot është e gjitha në këmbë, e revoltuar, reaguese e papajtueshme dhe e pa kthim në sfidën për tu ndarë kjo e keqe.

Edi Rama është sot kundër popullit, kundër ligjit, kundër zgjedhjeve të ndershme, kundër paqes, kundër shpresës, kundër qetësisë dhe mirëkuptimit. Edi Rama është sot pro korrupsionit, që i mbush xhepat, pro krimineleve, që grabisin votat, pro shkatërrimit të pronës së qytetarëve, pro dhunimit të njerëzve të thjeshtë, pro varfërisë, pro braktisjes së shqipërisë nga të rinjtë.

Prandaj asnje s’e degjon më Edi Ramën!

Prandaj asnje s’e beson më Edi Ramën!

Prandaj asnje nuk ja var më Edi Ramës!

Edi Rama në hallin pa rrugëdalje te një mijë fajeve,që ka mbi kurriz, po lodhet kot që të mbjellë erën, e pashmangshme është që do të korrë furtunën….

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *