Varret e vjetra të Gentit e Perseut dhe sherri i pakuptimtë i Greqisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Varret e vjetra të Gentit e Perseut dhe sherri i pakuptimtë i Greqisë

14:45 | 19/08/2020
në Kryesore
0

Në rreshtat e librit “Roma fliste shqip” , të profesor Fahri Xharrës

Nga Anna Hida

Përveç argumenteve që profesor Fahri Xharra sjell mbi historinë e lashtë të popullit tonë, në “Roma fliste shqip” ai nuk lë pa shprehur mllefin e tij, për qeveritë tona që po i kushtojnë pak vëmendje kërkimit, mbrojtjes dhe shpërndarjes në të gjithë botën të vërtetës shqiptare.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Padyshim që ai nuk do të kryqëzojë qeveritë, por me tone të larta kërkon prej tyre bashkëpunim, sepse ka ardhur koha për të lëvizur, që shqiptarët të mos jenë më një shprehje frazeologjike e gjeografike, sepse shqiptarët janë një popull që lidhin Lindjen me Perëndimin dhe e bëjnë këtë detyrë me shekuj.

Ka shumë shtete të formuara mbi fakte të rreme dhe shumë popuj, legjendat e të cilëve janë shndërruar në histori duke krijuar filma, libra. Kështu që tani ato vërtetë duken si të vërteta historike, por që në realitet nuk janë të tilla.

Varri i Perseut

Pranë Alba Fucens (Magliano Dei Marsi) Itali (qytet që ka edhe ai origjine shqiptare, jo vetëm nga vetë emri, por dhe nga shpjegimet që ka dhënë profesor Xharra në librin e tij “Roma  fliste shqip” dhe atë kemi dhënë më herët) në jugperëndim të tij,  ekziston një varr antik, i cili sipas legjendave i përket Perseut, mbretit te Maqedonisë së vjetër.

Në kërkimet e bëra ndër vite për këtë varr thuhet: “Perseu u përpoq, gjatë sundimit të tij, të rindërtonte prestigjin e monarkisë maqedonase kundër Romës, duke u përpjekur të rivendoste aleancën me Akejtë, me Rodosit dhe Seleukidët. Gjatë fazës fillestare të mbretërimit të tij ai kërkoi të rinovonte miqësinë që babai i tij Philip V pati parashtruar të bënte me Romën.

Dyshimet lindën nga ana e romakëve në përpjekjet që bënte  Perseusi për t’u lidh me Romën nuk ishte aq shumë tek miqësia  se sa idea për të rindërtuar prestigjin e dikurshëm e të lashtë maqedonas dhe këtë dyshim e shtuan dhe më shumë, kur në 175  para Krishtit, kur, siç na thotë Tito Livio (XLI, 19) një delegacion nga mbretëria e Dardanëve akuzoi Perseun si nxitës e sulmeve të fundit mbi popullatën Sarmatiane e të Bastarnit.

Në vitin 171 para Krishtit Kështu shpërtheu lufta e tretë maqedonase (171-168 para Krishtit),  nga betejat e zhvilluara në Pydna të Thesalisë midis ushtrive maqedonase dhe romake. Beteja u fitua nga Romakët, të cilët lanë 20 000 kufoma maqedonase në fushë.

Sipas dëshmisë së historianëve antikë (Polybius, XXXVII 16; Titus Livius, XLV 42), Perseus, pasi e u mund nga Roma, u deportua në Alba Fucens, ku vdiq dy vjet më vonë.

Pjesë të marra nga “Perseus, mbreti i fundit i Maqedonisë në Massa d’Albe”.

Të Giancarlo Sociale

Rasti në fjale u soll këtu, jo vetëm për rëndësinë historike, por sepse shkaktoi një incident  diplomatik mes Italisë dhe Greqisë. Gojëdhëna, legjenda, populli thotë që është varri i Perseut të Maqedonisë, por shumë mendojnë ndryshe. Atëherë një grup studiuesish maqedonas erdhën të shikonin varrin e mbretit të vjetër. Kaq u desh dhe Greqia të irritohej  dhe të protestonte duke reklamuar kombësinë e Perseut sa të gjithë gazetat në atë kohe kishin si titull kryesor incidentin diplomatik për këtë rast duke lënë të kuptohet, edhe pse ky varr i vjetër akoma nuk është i sigurtë se i kujt është, Greqia me vrap kërkoi ta bënte rast ndërkombëtar duke i dhënë pasaportën greke.

Targa që ishte vendosur në tre gjuhë, në maqedonisht, anglisht dhe italisht u reklamua prej tyre me kërkesën që të hiqej maqedonishtja.

Sigurisht, nuk duam të mendojmë, përse Perseo ai i vërteti pasi u zu rob u dërgua pikërisht në Alba Fucens si i burgosur, sepse, fliste të njëjtën gjuhë apo babai i tij i cili kishte pushtuar Lisin (Lezhën) kishte pasur nën kontroll dhe Alba Fucens? Dardanët që lajmëruan Romën për masakrat e Perseut, ishin një zë i fortë në Perandorine e Romës? Këtu thonë se është varri i dikujt e një mbreti të rëndësishëm. Atëherë nëse nuk është i Perseut i kujt ishte? I ndonjë mbreti Ilir i shrytëzuar nga dikush tjetër?

Të gjitha këto dyshime të vijnë, sepse jo shumë larg nga këtu në Umbria, pikërisht në Gubio ne kemi varrin e Gentit, aty mes parcelave. A kanë bërë ministrite tona ndonjë kërkesë për qeverinë italiane ose qeveritë vendore të Gubios ose të paktën një falenderim, kur në vitin 2002 ky varr i vjetër u shkatërrua nga një rrufe? Vetëm pak muaj me vonë ky u rikuperua plotësisht nga gatishmeria, e organeve kompetente italiane që merren me arkeologjinë.

Pranë Teatrit Romak ne Gubio, ka një gërmadhë nga epoka Umbriane-Romake; e ashtuquajtura “Mauzoleumi”. Për historianin latin Tito Livio, ndërtesa është varri i Genzio (Genti), mbret i Ilirisë, në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik: i burgosur nga romakët në 168 para Krishtit, Genti u mbajt i burgosur në Gubbio dhe vdiq dhe u varros këtu. Sipas të tjerëve, do të ishte varri i një farë Lucio Pomponio Grecino, biri i një konsulli ose prefekti romak.

Objekti është i lartë nëntë metra. Muret nga jashte duhet të kenë qenë te mbuluar me gurë, por këto, në kohërat mesjetare, janë hequr dhe ndoshta janë përdorur për ndërtimin e ndërtesave. Brendësia është ruajtur mirë, megjithëse mungojnë pllakat e mermerit; dhoma mortuore është punuar me finesë e ndriçuar nga një dritare e vogël e vendosur mbi derë.

Në vitin 166 para Krishtit, Gubio, duke pasur parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera me Romën, kjo e fundit i besoi Drejtësisë Eugubiane dhe kujdestarinë e një të burgosuri mbretëror: Gentin, mbretin i ilirëve, me gruan dhe fëmijët e tij dhe gjithashtu me vëllanë e tij Caravanzio. Këtu Genti, i burgosuri i romakëve, pas nja dy vjetësh vdiq dhe u varros në Mauzoleum.

Gubbio, neutral në luftën midis Romës dhe Samnitëve që përfundoi në 295 para Krishtit me betejën e Sentino (Sassoferrato), në të njëjtin vit Gubio bëri një aleancë me Romën, duke pasur frikë nga sulmi i popujve të tjerë, veçanërisht nga Etruskët, dhe mori emrin e Iguvium, i cili në mesjetë u bë Eugubium.

(Varri i Gentiusit, mbret i ilirëve – Gjuhësia,linguaculture.ëordpress.com ›11/04/2011› the-grave -…)

Pra, kemi shenja gjithandej, mbase Perseo mbreti maqedonas  u soll i burgosur në Alba Fucens, sepse fliste të njëjtën gjuhë me atë maqedonase domethënë illirike. Genti thonë vdiq pas dy vitesh burgosje edhe Perseu thonë mbas dy vitesh burgosje? Këto janë shenja të vogla, por me peshë historike dhe duhen bërë studime më të thella. Nuk duhet të flemë, sigurisht as të vrapojme, siç bëjnë grekët duke kërkuar t’i japin me forcë pashaportën e Greqisë çdo guri e muri që gjendet nëpër botë, prandaj tek libri “Roma fliste shqip” shqetësimi juaj profesor Xharra është i drejtë…

Nusha Zhuba Hida , Itali

Doktore në Teori dhe Kërkim Shoqëror

Etiketa: Anna HidaFahri XharraGentiGiancarlo Socialei pakuptimtëPerseuRoma fliste shqipsherriVarret e vjetra të Gentit e Perseut dhe sherri i pakuptimtë i Greqisë

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
“Ju rëntë kanceri në fyt”,  ndahet nga jeta ish-kandidati për kryetar bashkie që mallkonte votuesit (film)

“Ju rëntë kanceri në fyt”, ndahet nga jeta ish-kandidati për kryetar bashkie që mallkonte votuesit (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com