Varhelyi bën paralajmërimin e fortë pasi Shqipëria mori 1.15 miliardë euro – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Varhelyi bën paralajmërimin e fortë pasi Shqipëria mori 1.15 miliardë euro

15:00 | 18/02/2020
në Kryesore
0

Read more

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në bisedë me DW, vlerëson Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë të zhvilluar të hënën në Bruksel dhe shprehet me optimizëm të matur për hapjen e negociatave në mars.

Cili është vlerësimi juaj tani në fund të konferencës, ku u mblodhën 1.15 miliardë euro për Shqipërinë? 

Oliver Varhelyi: Jam shumë i kënaqur! Ishte shumë pozitive, njerëzit erdhën këtu për të shprehur solidaritet me Shqipërinë, unë e shoh këtë si një angazhim të madh jo vetëm nga Europa, por edhe globalisht. Jam shumë i gëzuar të shoh se sa të angazhuar janë vendet e Bashkimit Europian për të mbështetur Shqipërinë dhe sa frymë pozitive ka për Shqipërinë.

Cili do të jetë roli i BE-së në menaxhimin e fondeve të mbledhura? 

Sigurisht implementimi do të jetë çelësi, parimet, për të cilët kemi rënë dakord me Bankën Botërore dhe me institucionet e tjera financiare duhet të respektohen. Kemi vendosur marrëdhënje të mira pune me qeverinë e Shqipërisë deri më tani, e do të sigurojmë që paratë të përdoren arsyeshëm. Do punojmë edhe që të aftësohet Shqipëria për përballimin e tërmeteve në të ardhmen. Tani na duhet t’i investojmë me mençuri këto para. E do t’i ndihmojmë Shqipërisë ta bëjë këtë.

Si do mund të mënjanohet rreziku i korrupsionit?

Korrupsion nuk do të ketë dhe nuk do të tolerohet. Ne do të jemi të përfshirë në implementimin dhe është shumë e qartë se ku janë nevojat më të mëdha, në sektorin e strehimit dhe ndërtesat publike. Aty do të fokusohemi edhe ne. Dhe sigurisht, që nëse do mundemi t’i modernizojmë këto rajone në Shqipëri, do ta bëjmë këtë. Por siç thashë, ne do të jemi shumë të përfshirë në implementimin e fondeve dhe do të sigurojmë që të gjitha parimet dhe rregullat tona të respektohen.

Duket si një moment pozitiv optimist për Shqipërinë tani, mendoni se ky do të vazhdojë edhe në mars me hapjen e shumëpërfolur të negociatave?

Unë nuk do t’i bashkoja këto çështje, janë dy gjëra të ndara. Sot, Shqipërisë i duhej ndihmë dhe ne e ndihmuam. Sa i përket procesit të zgjerimit, Shqipëria ka dhënë rezultate dhe ne jemi duke punuar me ata, por edhe me vendet e BE që të jemi të gatshëm ‘ti hapim negociatat e anëtarësimit. Por këto janë dy gjëra të ndryshme që nuk duhen përzier.

Por ju vetë a jeni optimist?

Unë jam optimist, por i matur, kemi shumë punë përpara nesh dhe është shumë herët për të thënë diçka. Por çfarë mund të them është, se ne në Komisionin Europian jemi shumë të përkushtuar për të arritur këtë, Shqipëria po ashtu është gjithashtu shumë e angazhuar të arrijë rezultate. Unë kuptoj sinjale pozitive nga vendet anëtare, por sërish e them, ne duhet të punojmë shumë dhe fort!

/DW/

Etiketa: 115 miliardë euroBrukselKomisioneri i BE për ZgjeriminKonferenca e Donatorëve për ShqipërinëOliver Varhelyi

Të Lidhura

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

nga 27
23:26 | 15/05/2026
0

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

nga 27
23:12 | 15/05/2026
0

Një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga...

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

nga 27
22:06 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

nga 27
22:00 | 15/05/2026
0

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

Para
Banorja në Durrës: Prisja të merrja bonusin më pas thanë shtëpia është e banueshme

Banorja në Durrës: Prisja të merrja bonusin më pas thanë shtëpia është e banueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com