Varfëria nuk ka tipare njeriu – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Varfëria nuk ka tipare njeriu

16:10 | 24/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Elona Caslli

Varfëria është gjendje e njeriut, por nuk ka tipare njeriu.

Varfëria nuk është një gjendje që i përket një njeriu të vetëm dhe ndaj nuk kemi pse i veshim tiparet e një njeriu.

Read more

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Në Shqipërinë tonë të vogël për nga sipërfaqja, por të madhe nga ngjarjet, ekziston gjithmonë prirja për t’i veshur varfërisë tiparet e një njeriu.

Varfëria vishet me sy, me hundë, me duar, me këmbë dhe trajtohet njësoj si një qenie njerëzore.

Politikanët tanë e trajtojnë në mënyrë të tillë, sa për pak mund të arrihet në situatën absurde, ku mund të thuhet: “Kjo është varfëria. Ju prezantojmë me të”, njësoj sikur të prezantojnë me një njeri të panjohur.

Nëse në botën e qytetëruar, kjo quhet “porno me varfërinë” në Shqipëri politikanët tanë, përpiqen të na e servirin si bamirësi të mirëfilltë. Në ekrane të ndryshme, sheh politikanë që përqafojnë njerëz në vështirësi ekonomike, si për të thënë, që ne e përqafojmë varfërinë, e ndiejmë afër atë. Ky proces nuk përbën gjë tjetër veçse një shfaqje teatrale të shëmtuar, që nuk e beson kush.

Duke e shfaqur me tipare njerëzore varfërinë, nën figurën e një burri, gruaje apo fëmije, nuk bëhet gjë tjetër, veçse matrikullimi i të vafërve. Duket se burrit, gruas apo fëmijës i ngjitet një numër mbi lëkurë, në formën e një tatuazhi si për t’i kujtuar renditjen në regjistrin e varfërisë. Tatuazhi i varfërisë nuk mbetet vetëm mbi lëkurën e të matrikulluarve, por edhe mbi dinjitetin e tyre. Me këtë tatuazh duket se vuloset njëherë e mirë fati i tyre. “U ngjizët të varfër, do të rriteni të varfër dhe do të vdisni si të tillë!”.

Ndërkohë që duhet të jetë krejt e kundërta. Varfëria duhet trajtuar si një gjendje e përkohshme e njeriut, nga e cila njeriu duhet të dalë me dinjitet dhe të vazhdojë të jetojë me dinjitet ditët e tij.

Politikanët tanë harrojnë, se kur matrikullojnë të varfërit, e kryejnë këtë proces publikisht. I matrikulluari apo e matrikulluara, është një qenie që jeton në një komunitet të caktuar. Shfaqja hapur si në një tezgë panairi e gjendjes së tij, do të sjellë medoemos edhe reagimin e komunitetit në të cilin jeton i matrikulluari apo e matrikulluara. Reagimet e komunitetit mund të jenë të shumta, që nga dashamirësia deri tek përçmimi. Një fëmijë mund të vritet nga përçmimi i bashkëmoshatarëve të tij. Një prind mund të ndihet krejt i dështuar,para shikimit gjykues të të birit.

Pra, ajo që na serviret si “bamirësi” është në të vërtetë një proces i mirëfilltë poshtërimi dhe mëshire, që i pushtetshmi e kryen ndaj të papushtetshmit.

Për fatin tonë të keq edhe media ndjek të njëjtën logjikë në pasqyrimin e rasteve. Edhe media e portretizon varfërinë, pa menduar aspak, për pasojat që mund të vulosë tek dinjiteti i njeriut ky portretizim. Ekziston një kod etike në çdo profesion. Është mirë që çdo gazetar, apo politikan, apo kushdo qoftë, ta rilexojë këtë kod etike, para se të shkelë me dy këmbët dinjitetin njerëzor të një njeriu, që për arsye nga më të ndryshmet gjendet në vështirësi.

Post Scriptum: Ligji i bamirësisë duhet të jetë: Ai që dhuron, duhet ta harrojë menjëherë çka ka dhënë dhe ai që e merr dhuratën, duhet ta kujtojë gjithmonë çka ka marrë.

Etiketa: bamirësielona casllipolitikanetporno me varfërinëtiparevarferiaVarfëria nuk ka tipare njeriu

Të Lidhura

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

nga 27
23:31 | 16/03/2026
0

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

Para
Skënder Brataj pozitiv me COVID-19/ Manastirliu: Drejtori i Urgjencës ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij

Skënder Brataj pozitiv me COVID-19/ Manastirliu: Drejtori i Urgjencës ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com