Vaksina me detyrim për nxënësit mbi 12 vjeç në Los Anxhelos – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vaksina me detyrim për nxënësit mbi 12 vjeç në Los Anxhelos

21:13 | 27/09/2021
në Bota, Kryesore
0

Drejtoria arsimore e qyteti Los Anxhelos do të kërkojë që të gjithë nxënësit mbi moshën 12 vjeç të vaksinohen plotësisht deri në janar, nëse duan të ndjekin shkollën, duke u bërë kështu distrikti më i madh shkollor në Shtetet e Bashkuara që vendos një rregull të tillë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Angelina Bagdasaryan, bisedoi me ekspertët dhe banorët për këtë udhëzim të ri.

Nxënëset Zayna dhe Sara e mirëpritën me kënaqësi lajmin se qyteti i Los Anxhelosit do të kërkojë që të gjithë nxënësit mbi moshën 12 vjeç të vaksinohen plotësisht deri në janar, nëse duan të ndjekin shkollën.

“Do t’i mbrojë të gjithë nga COVID-i. Mendoj se duhet të shpëtojmë nga COVID-i sa më shpejt të jetë e mundur. Unë jam e vaksinuar, të gjithë në familjen time janë të vaksinuar!”, thotë Zayna.

Read more

Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë –

Shkeljet në tendera me vlerë 1 mln euro, SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë –

Aksident në rrethrrotullimin e Bathores në Kamëz, përplasen disa automjete –

Raportet ndërkombëtare flasin qartë, korrupsioni mbetet shkaku i varfërisë së shqiptarëve –

“Mendoj se është më mirë për shëndetin e njerëzve!”, thotë Sara.

Duke filluar nga janari 2022, nxënësit e shkollave publike në Los Anxhelos do të jenë në gjendje të ndjekin shkollën vetëm nëse vërtetojnë se janë të vaksinuar. Kjo e bën atë distriktin më të madh shkollor në vend që jep një udhëzim të tillë.

“Ky është një vendim i vështirë në shumë fronte. Është e lehtë të presim që dikush të na thotë çfarë të bëjmë. Los Anxhelosi po udhëheq, sepse kështu duhet. Komunitetet tona nuk mund të presin”, thotë Monica Garcia, nga drejtoria arsimore e qytetit Los Anxhelos.

Udhëzimi vlen për 225 mijë nxënës nga klasa e gjashtë deri tek klasa e 12-të e shkollës së mesme. Autoritetet lokale raportojnë se shumë fëmijë mbi 12 vjeç tashmë janë vaksinuar, por rreth 80 mijë fëmijë mbeten të pavaksinuar. Një pjesë e madhe e prindërve mbështesin udhëzimin e ri.

“Mendoj se është mirë për ta (fëmijët), sepse ke më shumë siguri i vaksinuar se sa i pavaksinuar”, thotë Carmen, banore e Los Anxhelosit.

Të tjerët, megjithatë, i kundërshtojnë me forcë rregullat e reja.

“Nuk e mbështes. Nuk mendoj se ka ende studime të mjaftueshme për të kuptuar vërtet se cilat janë efektet. Unë nuk jam në asnjë mënyrë kundra vaksinave, por mendoj se kemi nevojë për pak më shumë hulumtime”, thotë Lamar, banor i Los Anxhelosit.

Ata që kundërshtojnë vaksinimet e detyrueshme për nxënësit e shkollave po luftojnë gjithashtu kundër rregullit për maskat që është aktualisht në fuqi në Kaliforni. Si nxënësit ashtu edhe stafi i shkollës duhet të mbajnë maska në shkollë dhe të bëjnë një test për COVID-in çdo javë.

Profesori i sëmundjeve infektive Timothy Brewer beson megjithatë se së shpejti vaksinimi do të jetë i detyrueshëm jo vetëm për fëmijët mbi 12 vjeç, por edhe për fëmijët më të vegjël, pasi të miratohet nga shkencëtarët.

“Aktualisht po bëhen studime për sigurinë e vaksinave për fëmijët nën 12 vjeç. Mendoj se pasi t’i kemi këto të dhëna, atëherë do të shohim udhëzime edhe për fëmijët më të vegjël”, thotë Timothy Brewer, profesor i sëmundjeve infektive.

Zoti Brewer beson se edhe drejtori të tjera arsimore në të gjithë vendin do të ndjekin së shpejti shembullin e qytetit Los Anxhelos dhe do t’i bëjnë të detyrueshme vaksinimet për nxënësit e shkollave.

Etiketa: COVID-19los angelosMbi 12 vjecnxenesitvaksina

Të Lidhura

Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë –

Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë –

nga 27
14:11 | 13/04/2026
0

Në lagjen “Kostandin Shpataraku” në Shkozë, një rrugë e përfunduar vetëm një vit më parë sot është kthyer në simbol...

Shkeljet në tendera me vlerë 1 mln euro, SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë –

Shkeljet në tendera me vlerë 1 mln euro, SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë –

nga 27
13:37 | 13/04/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet ndaj disa zyrtarëve të Bashkisë Divjakë dhe...

Aksident në rrethrrotullimin e Bathores në Kamëz, përplasen disa automjete –

Aksident në rrethrrotullimin e Bathores në Kamëz, përplasen disa automjete –

nga 27
13:31 | 13/04/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në rrethrrotullimin e Bathores, në Kamëz, ku janë përfshirë disa automjete. Nga pamjet në vendngjarje,...

Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim –

Raportet ndërkombëtare flasin qartë, korrupsioni mbetet shkaku i varfërisë së shqiptarëve –

nga 27
13:01 | 13/04/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit për korrupsionin, duke theksuar se realiteti ekonomik dhe...

Para
Megaskandali/ Tentakulat e inceneratorëve 30 milionë euro nga ujësjellësat

Megaskandali/ Tentakulat e inceneratorëve 30 milionë euro nga ujësjellësat

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë –

Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë –

14:11 | 13/04/2026
Shkeljet në tendera me vlerë 1 mln euro, SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë –

Shkeljet në tendera me vlerë 1 mln euro, SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë –

13:37 | 13/04/2026
Aksident në rrethrrotullimin e Bathores në Kamëz, përplasen disa automjete –

Aksident në rrethrrotullimin e Bathores në Kamëz, përplasen disa automjete –

13:31 | 13/04/2026
Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim –

Raportet ndërkombëtare flasin qartë, korrupsioni mbetet shkaku i varfërisë së shqiptarëve –

13:01 | 13/04/2026
Grevë e transportuesve! Bllokohen për tre ditë pikat doganore me Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën –

Grevë e transportuesve! Bllokohen për tre ditë pikat doganore me Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën –

12:47 | 13/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë –
  • Shkeljet në tendera me vlerë 1 mln euro, SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë –
  • Aksident në rrethrrotullimin e Bathores në Kamëz, përplasen disa automjete –
  • Raportet ndërkombëtare flasin qartë, korrupsioni mbetet shkaku i varfërisë së shqiptarëve –
  • Grevë e transportuesve! Bllokohen për tre ditë pikat doganore me Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën –
  • Shembull për zgjedhje të lira dhe jo si Rama që manipulon votat –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë –
  • Shkeljet në tendera me vlerë 1 mln euro, SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com