Universiteti pa lidhje me tregun e punës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Universiteti pa lidhje me tregun e punës

14:02 | 22/12/2018
në Uncategorized
0

Statistikat arsimore tregojnë tendencën alarmante drejt profesioneve për të cilat tregu i punës nuk ka nevojë. Mbi 50% e studentëve vitin e kaluar zgjodhën të studiojnë për shkencat humanitare dhe artet, teksa numri i studentëve në degët që lidhen me bujqësinë dhe turizmin ra përkatësisht me 24 dhe 57% në krahasim me pesë vite më parë.

Nisma e qeverisë “Rama” për të çuar në arsimin profesional të mesëm 40% të nxënësve nuk po funksionon, për shkak të transferimit të strukturës në tre ministri të ndryshme brenda pesë viteve, duke i demotivuar tërësisht për të vijuar më tej strukturat që menaxhojnë këtë.
Ekspertët e sektorit janë të shqetësuar se sistemi arsimor në vend, përveçse nuk po u përgjigjet nevojave të tregut të punës, po krijon hendek edhe në nevojat që ka sektori publik.

Ndriçim Mehmeti, ekspert i politikave arsimore, thotë se, degët e mjedisit dhe administrimit të pyjeve kanë nevojë emergjente për specialistë, por në të vërtetë ata nuk gjenden. Së pari, qeverisë i duhet të ndërtojë një database për nevojat e veta, pasi i duhen psikologë të certifikuar, agronomë, inxhinierë pyjesh, edukatorë dhe mësues të aftë për të zëvendësuar brezat e shkolluar para viteve 1990.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Profesor Dhori Kule, ish-rektor i Universitetit të Tiranës, thotë se sistemin arsimor me tregun e punës e lidhin prioritetet zhvillimore. Nëse qeveria ka një plan afatgjatë dhe të detajuar për zhvillimin dy-tre sektorëve si turizmi dhe energjia, atëherë edhe kërkesa për studime në këto degë do të orientohet vetvetiu.

Përtej zhvillimeve kaotike, mësuesit në shkolla lajmërojnë rënie të madhe në nivelin arsimor të nxënësve. Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), një studim ndërkombëtar trevjeçar i cili synon të vlerësojë sistemet arsimore në mbarë botën, duke testuar aftësitë dhe njohuritë e nxënësve 15-vjeçarë, vlerësoi në vitin 2015, se të rinjtë shqiptarë janë analfabetë funksionalë në matematikë rreth 60%. Ky nivel është më i lartë se në rajon dhe padyshim edhe në vendet e tjera të BE-së.

Dëshira për t’u larguar nga vendi po e çon sistemin në kolaps, i cili është larg zgjidhjeve për të rikthyer shpresën. Profesor Zylyftar Bregu, i cili prej disa vitesh jep leksione në degën e gazetarisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, është i shqetësuar për tendencën në rritje të dëshirës për emigracion. Edhe pse gazetaria nuk është nga ato profesione që ushtrohen jashtë vendit, Bregu tha se 50% e studentëve të tij dëshirojnë të emigrojnë.

Në vend që të orientohen në degë që përafrohen me nevojat e tregut të punës, studentët shqiptarë gjithnjë e më shumë zgjedhin të studiojnë në degë që tashmë ka mbingopje. Në vitin 2017, numri i studentëve që u regjistruan për studimet e larta në shkencat humane dhe artet u rrit me 80%, ndërsa degë që kanë lidhje me sektorët në zhvillim, si bujqësia dhe shërbimet, pësuan rënie.

Sipas të dhënave të INSTAT, më shumë se 17 mijë të rinj në vitin 2016 zgjodhën artet dhe shkencat humanitare për studimet e larta në raport me 9 mijë studentë që ndoqën këto degë në vitin 2012. Nga ana tjetër, numri i studentëve në degët që kanë lidhje me bujqësinë ra me 25%, nga 5147 studentë në vitin 2012, më 2016 ishin vetëm 2250. Rënie të madhe, me rreth 53%, shënoi edhe numri i studentëve që zgjodhën degët që kanë lidhje me shërbimet.

Por, për shkak të perspektivës, qeveria shqiptare ka parë me përparësi zhvillimin e sektorëve të bujqësisë dhe turizmit, për shkak se hapësirat për rritjen e tyre janë ende të mëdha, ndërsa këto dy degë vuajnë mungesën e njerëzve të shkolluar. Ministria e Bujqësisë dha alarmin pak ditë më parë se profesioni i agronomit është në zhdukje, duke miratuar një ligj të posaçëm për ta kategorizuar në listën e profesioneve.

Shqipëria numëron 14,200 bare dhe 3,965 bare-restorante, por personeli që punon në këto struktura nuk ka shkollimin përkatës. Eksperti Mehmeti mendon se cilësia e dobët e shërbimeve në hotelet dhe baret shqiptare është një nga arsyet kryesore që po mban peng zhvillimin e turizmit.
Në raport me totalin e studentëve në auditorë, ata që ndjekin shkencat humanitare, biznes dhe financë, përbëjnë mbi 50%, teksa të rinjtë që studiojnë në degët e inxhinierisë zënë vetëm 12.3% të totalit të studentëve. Nga ana tjetër, studentët që ndjekin degët që kanë lidhje me bujqësinë dhe turizmin përbëjnë vetëm 7.2% të totalit./Monitor

Etiketa: punëShqiperiuniversitet

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
“Nuk do të ndahem këmba-këmbës”. Kryemadhi tek konviktet e inxhinierisë fill pas Ramës

“Nuk do të ndahem këmba-këmbës”. Kryemadhi tek konviktet e inxhinierisë fill pas Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com