Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: 8 organizata ndërkombëtare mbështesin rrëzimin e dy projektligjeve të “Paketës Antishpifje” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: 8 organizata ndërkombëtare mbështesin rrëzimin e dy projektligjeve të “Paketës Antishpifje”

17:20 | 11/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i bëjnë thirrje Kuvendit që në rast se qeveria nuk i tërheq dy projektligjet e prezantuara publikisht si Paketa Antishpifje, t’i rrëzojë ato menjëherë.

Kjo thirrje është mbështetur gjatë dy ditëve të fundit dhe nga tetë organizatat ndërkombëtare më të rëndësishme në adresimin e çështjeve që lidhen me lirinë e medias dhe të shprehjes, si dhe nga Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve IFJ.

Deklarata e organizatave të gazetarëve:

Ne, një grupim prej 15 organizatash të gazetarëve dhe shoqërisë civile, në mënyrë të përsëritur, duke filluar nga Dhjetori i vitit 2018, përmes deklaratave tona publike i kemi kërkuar qeverisë të tërheqë dy projektligjet e prezantuara publikisht si Paketa Antishpifje, duke renditur të gjitha kundërtitë tona.

Gjithashtu, pas dorëzimit të këtyre dy projektligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, i bëjmë thirrje Kuvendit që, në rast se qeveria nuk i tërheq këto projektligje, t’i rrëzojë ato menjëherë. Këto dy projektligje cënojnë lirinë e shprehjes dhe të medias në vend, si dhe bien ndesh me parimet ndërkombëtare të parashikuara në nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, nenin 19 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, nenin 19 të Konvetës Amerikane për të Drejtat e Njeriut, nenin 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, etj.

Organizatat vërejnë se dy projektligjet pjesë e paketës antishpifje i akordojnë AMAs dhe AKEP-it, kompetenca gati gjyqësore, me natyrë sanksionuese ndaj operatorëve mediatikë, ndërkohë që këto organe, edhe pse të pavarura sipas ligjit nuk ofrojnë garanci funksionale për të qenë efektivisht të pavarura, sikurse janë organet e pushtetit gjyqësor.

Shqipëria ka mjaftueshëm ligje që rregullojnë çështjet kur media shkel të drejtat e të tjerëve dhe çdo ndërhyrje tjetër, si dhe në këtë drejtim ka patur disa precedentë të gjykuar në sistemin tonë gjyqësor.

Nevoja për të patur vetërregullim të medias dhe JO rregullim ligjor të saj, merr rëndësi të veçantë në ato shtete me demokraci në tranzicion, sikurse është vendi ynë, ku shpesh mediat janë të lidhura me interesat e njohura të biznesit, të partive politike. Vetërregullimi është kombinim i standarteve që përcakton kodet e duhura të sjelljes për median, të cilat janë të nevojshme për të mbështetur lirinë e shprehjes dhe për të mundësuar që kjo sjellje të monitorohet dhe të mbahet e përgjegjshme. Vetërregullimi ruan pavarësinë e mediave dhe e mbron atë nga ndërhyrjet partizane të qeverisë.

Organizatat i bëjnë thirrje Qeverisë Shqiptare dhe Kuvendit të Shqipërisë të marrin parasysh të gjitha kundërshtitë e përsëritura nga ana e institucioneve ndërkombëtare (të tilla si OSBE, BE, Këshilli i Europës dhe Kombet e Bashkuara), prezenca e të cilave kontribuon në vendin tonë për sundimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, të shprehen qartë dhe publikisht mbi projektligjet në fjalë, si masa në dhunim të lirisë së shprehjes.

Gjithashtu, kjo thirrje e organizatave lokale është mbështetur gjatë dy ditëve të fundit dhe nga tetë organizatat ndërkombëtare më të rëndësishme në adresimin e çështjeve që lidhen me lirinë e medias dhe të shprehjes, si dhe nga Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve IFJ (me 600 mijë anëtarë nga 140 vende të botës) dhe Federata Europiane e Gazetarëve EFJ ( me 320 mijë anëtarë nga 45 vende)
deklaratën e përbashkët të së cilëve e gjeni bashkëlidhur.

Lista e organizatave firmëtare:

• BIRN Albania
• Civil Rights Defenders
• Citizens Channel
• Faktoje
• Instituti Shqiptar i Medias
• Instituti Shqiptar i Shkencave
• Këshilli Shqiptar i Medias
• Komiteti Shqiptar i Helsinkit
• Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë
• New Media Netëork
• Qendra Res Publica
• Qendra Shqiptare MediaLook
• Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
• Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë
• Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Etiketa: "Paketa Antishpifje"dy projektligjeKuvendQeveriaUnioni i Gazetarëve Shqiptarë

Të Lidhura

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

nga 27
17:42 | 02/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë, që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik...

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

nga 27
15:56 | 02/06/2026
0

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Para
Fushë Krujë/ Tentohet të vidhet me armë zjarri një person

Plagosje me armë zjarri në fshatin Kalisë të Kukësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

15:56 | 02/06/2026
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

15:28 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –
  • Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com