Unë, Teodor Pangallos, Arvanitasi i Athinës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Unë, Teodor Pangallos, Arvanitasi i Athinës

16:25 | 19/10/2020
në Uncategorized
0

Nga Theothor Pangallos, ish–zëvendëskryeministër i Greqisë dhe ministër i jashtëm

Pak para revolucionit që çoi në fitoren e pavarësisë së Greqisë, në vitin 1815 në Athinë banonin 7 mijë të krishterë dhe 3 mijë myslimanë (sipas Pouqueville). Nga 7 mijë të krishterët, 4 mijë prej tyre ishin arvanitas dhe vinin kryesisht nga fshatrat rreth Athinës. Ata ishin të vendosur mes zonës së njohur të Plakës dhe Makrijanit.

Në vitin 1821 ditën e dytë të Pashkës, turqit e Athinës arrestuan 12 athiniotë, sepse besonin që po përgatitej kryengritje. Vendimi i tyre i parë ishte t’i therrnin të gjithë të krishterët, por kundërvënia e Halil Efendiut që ishte kadiu në këtë rast i Athinës (pra gjykatësi) ua hoqi këtë mundësi. Në 25 prill të vitit 1821, sipas Dionis Surmelit, luftëtar dhe dëshmitar okular i kohës u mblodhën në Menidhi (Aharnai) 1 200 të krishterë. Ata vinin nga fisi Hasia me komandant Melet Vasiliun dhe Mitro Skevanë, apo to Menidhit me komandant Anagnost Kurkatiotin, nga Mesogjia me komandant Jani Davarin dhe nga Athina me komandant Dhimo Antoniun.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nën komandën e Melti Vasiliut, kryengritësit hynë në Athinë dhe e çliruan atë. Sot, jashtë bashkisë së Filis mundet të shohë dikush statujën e tij të tregojë bashkëfshatarët e tij duke treguar rrugën e detyrimeve dhe krenarisë. Në shtator të vitit 1821, 70 trima nga Hasia nën komandën e Mitro Skevasë dhe Anastas Lekës luftuan kundër 500 turqve (këmbësorë dhe kalorës) nën drejtimin e Omer Vrionit. Në këtë luftë rrezikoi të humbë jetën e tij pashai i tmerrshëm. Kështu që ai mori vendimin të braktisë Athinën duke thënë që “nëse 70 njerëz më mundën dhe më bënë të rrezikoj jetën mendoni se çfarë do të bëhet nëse ata bashkohen në 1000.”

Kryeqyteti i ardhshëm i Greqisë u çlirua nga Arvanitasit e Athinës, një fis luftëtar të krishterësh ortodoksë me gjuhën dhe zakonet e veta, një racë që kurrë nuk iu përkul turqve dhe asnjëherë nuk bëri paqe me ta. Mësuan të jetojnë me thikë ndër dhëmbë që të mbrojnë nderin dhe jetën e tyre dhe ky ishte prioritet i tyre përballë turqve pushtues që nuk njihnin ligj dhe besë.

Arvanitasit e Athinës që disa i quanin “Kuaj Troje” të Greqisë moderne, disa i quanin Epiriotë dhe të tjerë shqiptarë që erdhën si kolonë në Athinë në shekujt e 10-11 pas krishtit, ishin ata që ngritën fort armët për luftën e madhe në mbrojtje të nderit dhe atdheut, (po i sjell këto veti siç i ka sjellë vetë Koloktroni në fjalën e tij të famshme në Pnikas).

Besnikë në idenë e madhe greke, të etur për liri, arvanitasit e Athinës, ashtu si të të gjithë Greqisë, paraprinë në revolucionin e 1821 dhe u bënë edhe ata pjesë e brezit të grekëve që ndërruan përgjithmonë historinë e kombit duke kontribuar për Greqinë pas 4 shekujsh

Historia e familjeve

Nuk jam historian që të sjell një mendim të bazuar historik, por jam Arvanitas dhe di historinë e familjes time, ashtu siç e dinë edhe shumë arvanitas të Athinës. Le të mos harrojnë lexuesit se në kundërshtim me Athinën, periferia e Athinës zotërohej deri vonë dhe në shumë raste vazhdon të zotërohet nga fshatra që rrënjët e tyre shkojnë shumë mbrapa dhe thellë, atje ku vetë familjet njihen mirë mes tyre.

Nga ana e babait tim Janaq Meleti (Haximeletis) kishte nderin të gjendej në krah të Karaiskaqit si nënkomandant i tij. Për çdo njeri që merr mundin të pyesë do të mësojë shumë histori nga të gjitha fshatrat arvanitase për kapedanët vendorë dhe trimat që luftuan për lirinë e atdheut të tyre

Zoti Vlahojani në një antologji të vetën historike ka shkëputur një tregim të shkurtër, ku në një mbledhje të Parlamentit, në momentin kur gjakrat ishin nxehur, një luftëtar i vjetër i 1821 iu drejtua protagonistëve në gjuhën arvanitase që të pushojë grindja. Dhe ajo pushoi.

Arbërishtja ishte gjuha që fliste Kundurioti, Kryeministër i Greqisë, Bubulina, Boçari, Suliotët dhe shumë të tjerë. Ishte gjuha që kuptonte dhe dinte Karaiskaqi, Andruçoja e shumë të tjerë luftëtarë të revolucionit për pavarësi.

Në fushatën e Azisë së Vogël në vitet 1919-1922 arvanitasit nga Liosia luftonin me bajrakun e tyre. Nuk bënë as një hap mbrapa dhe ranë deri në të fundit. Vetëm, kur të kuptojmë këtë do të kuptojmë edhe atë shikimin e arvanitasve të Athinës që përshkruan Tito Athanasiadhi në “Fëmijët e Njovit”. Katalogu i heronjve arvanitas të vrarë në 1922 është më i madh se të vrarët e të gjitha fshatrave të Greqisë së marra së bashku.

Sigurisht që arvanitasit nuk kanë prani të rëndësishme vetëm në librin e madh të të vrarëve të nderuar të kombit grek. Ata kanë prezencë të rëndësishme në botën e letrave, në shkencë dhe në institucionet e shtetit të ri veçanërisht duke marrë detyra shumë të larta ushtarake por edhe poste politike…

Botuar në gazetën greke Kathimerini, 24 mars 2007

Përgatitur nga Arben Llalla për botim në 27.al

* Ky shkrim është botuar më 7 nëntor 2016

Etiketa: Anastas LekaArvanitasi i AthinësMakrijaniMitro SkevasaOmer VrioniPlakaPouquevillerevolucioni i 1821Teodor Pangallos

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Koronavirusi/ 2 të vdekur dhe 96 të prekur: Situata tejet kritike tek Infektivi (film)

Tre viktima nga Covid-19 në Shqipëri, rritje “e frikshme” e rasteve të reja

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com