• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Unë e njoh Martin Camajn

11:10 | 09/07/2020
në Opinion
0
27.al, logo për editoriale

27.al, logo për editoriale

Nga Erl Kodra

Me Sigurimin e Shtetit, për herë të parë jam përballur në rininë time të hershme. Isha vetëm 16 vjeç, një gjimnazist që shkruaja poezi dhe lexoja romane pafund. Ishte koha, kur mendoja se zemra do më çahej më dysh nga dashuria për vajzën syshkruar, por që kurrë nuk munda t’i them një gjysëm fjale për vuajtjet e mia djaloshare. Kur lexoja Hygo, Shekspir, Stendal dhe Honore de Balzak, unë nuk e dija se ekzistonte poeti Martin Camaj, ndërsa Gjergj Fishtën e dija përmendësh prej Babës, qysh fëmijë. Unë nuk e di se prej ç’kahit jam mbrujtë me këtë ndërgjegje; prej Babës apo prej Shekspirit?

Lexo edhe

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Mbaj mend se në librin e Marksizimit unë kisha shkruar emrin e një shokut tim të klasës, duke ia transformuar në një emër të huaj. Ai quhej Mark Mrisha, ndërsa unë ia kisha transformuar në Mark Mriss, duke ia dizajnuar nëpër faqet e Marksizmit në forma interesante. Mësuesi i marksizmit, pasi mbaronte shpjegimin para klasës, gjithmonë e kishte zakon që merrte në dorë librin e një prej nxënësve, duke treguar faqen e mësimit dhe paragrafët, ku ne duhej të përqëndroheshim. Atë ditë, për dreq unë kisha mbushur gjysmën e faqes bosh të librit me emrin e Mark Mriss, duke e shkruar në forma nga më interesantet.

“Çfarë është ky emër? Kush është Mark Mriss?” – më pyet mësuesi me një farë toni.
“Mësues, është Marku, Mark Mrisha” – fola me gjysëm zëri duke u ngritur në këmbë.
“Po çfarë do të thotë mbiemri Mriss? Është francez, gjerman, anglez apo italian?” -, e ngriti zërin mësuesi.
“Mësues, është një lojë, kot e shkrova, por mua m’u duk interesante se si tingëllon emri i Markut” – fola përsëri duke m’u dridhur zëri.
“Me ty duhet marrë seriozisht tjetër kush”-, tha ai duke e futur librin në çantën e tij.

Pas një jave, mësuesi i marksizimit më thirri në zyrë. Ai ishte edhe nëndrejtori i shkollës dhe Sekretari i Partisë. Dera ishte gjysëm e hapur. Unë u përvodha mes hapësirës së ngushtë të derës, pa e prekur atë. Në tavolinën e mësuesit unë shoh një burrë tjetër, ndërsa mësuesi qëndronte pas derës në këmbë.

Sapo hyra, mësuesi e mbylli derën, sikur donte të më zinte në kurth. Burri pas tavolinës u ngrit në këmbë, dhe më zgjati dorën. Edhe unë ia zgjata me ndrojtje. Burri më shtrëngoi aq fort, sa gishtat e mi prej fëmije kërcitën fort. Prej dhimbjes fillova ta fërkoj me dorën tjetër.

“Unë jam Dhimitri, operativi i zonës. Të njoh ty, të kam pasë njohur babain, të njoh vëllezërit e tu. Partia i di të gjitha për familjen tuaj. Por unë dua të di se kush është Mark Mriss?” – foli ai me zë të vendosur.

Mbaj mend se më mbajtën në zyrë për rreth 40 minuta. Por, nuk e mbaj se çfarë thanë, sepse me mendje po kaloja një mijë frikëra, për nanën, vëllezërit më të vegjël, për shtëpinë, babën e vdekur, dajën e zhdukur diku në Liqenin e Pogradecit, pasi kishte liruar nga burgu të burgosurit që gjendeshin aty dhe vetë kishte marrë arratinë me një varkë një natë nëntori.

Mësuesi i Marksizimit më thirri edhe herë të tjera në zyrën e tij. Më pyeste se çfarë librash lexoja, cilët janë autorët që më pëlqejnë më shumë, çfarë librash të tjerë kam në shtëpi, ku i gjeja librat. Ndërkohë, unë kisha botuar një poezi në gazetën “Zëri i Rinisë”. At’kohë fillova të përjetoj mbylljen në vetvete, dhe njëlloj ankthi të pashpjegueshëm, sa herë shikoja gazin e zi të Dhimitrit. Me kohë, unë fillova të kuptoj më mirë se çfarë ishte ai, si dhe çfarë përfaqësonte. Në mendjen time, unë nuk kam njohur njeri më të frikshëm.

Në të vërtetë historia ime me Dhimitrin është shumë më e gjatë, por kjo nuk është qëllimi i këtij shkrimi.

***

Kur po lexoja ato që shkruante Auron Tare për Princin e Letrave Shqipe, Martin Camaj, në mendje më erdhi fëmijëria ime, dhe takimi i parë me “James Bond”-at e Sigurimit. Shkak ishin bërë disa shkarravina të pafajshme në librin e Marksizimit, ku unë kisha latinizuar emrin e shokut tim të klasës Mark Mrisha. Me gjasë, edhe Martin Camaj duhet të ketë pasur ndonjë histori të ngjashme, sepse edhe emri i tij tingëllon shumë katolik dhe shqiptar. Për më tepër kur ish – studenti i kolegjit jezuit “Xaverianum” në Shkodër, ishte njëkohësisht edhe poet i rrallë i një letërsie të epërme.

Sigurimi i Shtetit vetëm përgjonte dhe gjuante jetët e më të mirëve, pikërisht të atyre njerëzve me ndjeshmëri të lartë dhe sensibël ndaj bukurisë dhe dijes. Operativët i përzgjidhnin viktimat, i përgjonin gjatë, u falnin edhe ndonjë liri të vogël. Pastaj u përgatisnin kurthet e neveritshme, zënien në lakun e pabesisë, zakonisht duke i kërcënuar me më të dashurit e tyre.

S’e di pse, ndërsa po shkruaj këto rradhë, po më kujtohen këto vargje të Camajt nga poezia “Gjarpni dhe grueja”:

Ajo mbramë harroi trupin e vet
Zbuluet.
E në mëngjes e gjeti pikturë të varun
Në murin e gjanë dhetë pash’:
E kqyri dhe e kqyri e u zhduk.

Rrallë mund të gjendet në letërsinë botërore asosacione kaq sublime dhe elitare, sa në këtë poezi. Por, kaq e pamundur është që shpirti dhe mendja gjeniale e tij të mos i mbijetonte holokaustit komunist. Ndoshta vetë Zoti ka dashtë që t’ia ndriçonte rrugën e mbijetesës. Prandaj, Martin Camaj fitoi mbi gjarpërinjtë komunistë, duke na lënë trashgiminë më elitare në letërsinë shqipe.

Qëllimisht nuk do të shkruaj më shumë për Auron Taren dhe tekstin e tij. Për një arsye të thjeshtë: Historia e Shqipërisë është e mbushur me krime makabre, terror shtetëror dhe gjenocid politik të kryer nga Enver Hoxha dhe veglat e tij përgjatë gjysëm shekulli. Edhe 1000 jetë t’i kenë pasardhësit e veglave të regjimit, ata nuk do të mund të lajnë krimet e kryera kundër këtij populli, këndej e andej kufirit. Prandaj, ata nuk mund t’i projektojnë armiqtë e Enver Hoxhës si armiqë të shqiptarizmës. Sepse, vetë Enver Hoxha është armiku më i madh i kombit.

Etiketa: Auron Tareerl kodraMark MrishaMark MrissMartin Camajoperativi i zonësSigurimi i ShtetitUnë e njoh Martin Camajn

Të Lidhura

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

nga 27
08:06 | 16/01/2023
0

Nga Genc Pollo– Në shtator 2005, një person u arrestua nga Policia se kishte nxjerrë e shitur tezën e provimit...

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

nga 27
11:32 | 14/01/2023
0

Nga Ola Xama-Unë e kam takuar për herë të parë Arlind Gjokutajn kur ka qënë drejtor i Parandalimit dhe Pastrimit...

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

nga 27
11:26 | 14/01/2023
0

Nga Ergys Mertiri- Big Brother-i lindi si ide nga romani i George Orwell “1984”, i cili përshkruan një regjim politik...

Modeli ynë ekonomik pervers dhe mesjetar –

Modeli ynë ekonomik pervers dhe mesjetar –

nga 27
08:28 | 13/01/2023
0

Nga Artan Fuga– Shumë njerëz pyesin të habitur si është e mundur që ta zemë çmimi karburantit është ngritur 10...

Para
Basha përshëndet rezolutën e PPE: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e lira

Edi Rama merr një alamet shpulle nga Partitë Popullore Europiane: Jo veprime kundër konsensusit! Reforma Zgjedhore të miratohet pa ndryshime të njëanshme nga qeveria

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

23:25 | 28/01/2023
Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

23:21 | 28/01/2023
Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

23:17 | 28/01/2023
Rama i lidhur me Sinaloan –

Rama i lidhur me Sinaloan –

23:13 | 28/01/2023
lajmi fundit

Eliminohet Xhonatani nga Big Brother

22:39 | 28/01/2023

Më Të Lexuarat

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –
  • Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi
  • Rama i lidhur me Sinaloan –
  • Eliminohet Xhonatani nga Big Brother
  • Unë jam vetëm, nuk jam te skuadra e Luizit –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com