Ujmani, liqeni që për pak rrëzoi qeverinë e Kosovës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ujmani, liqeni që për pak rrëzoi qeverinë e Kosovës

11:12 | 07/09/2020
në Kryesore
0

Tensionet dhe përplasjet brenda partnerëve të koalicionit në Prishtinë e Washington i kanë paraprirë marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, të premten e kaluar. Mospajtimet kishin arritur deri në pikën që rrezikonin koalicionin qeverisës.

Kjo, pasi insistimi i kreut të AAK-së, Haradinaj, se pika që parasheh ndarjen e resurseve të Liqenit të Ujmanit mes Kosovës dhe Serbisë është i papranueshëm, ishte përballur me heshtje nga partneri qeverisës, LDK-ja, dhe presion nga zyrtarët amerikanë në Washington.

Këtë e shpjegon një burim i afërt me zhvillimet, i cili tregon se krerët e AAK-së ende janë të irrituar me incidentin rreth Ujmanit, posaçërisht pasi tani kryeministri Hoti, në paraqitjet publike, pretendon se pika rreth Ujmanit ka qenë e njëjtë që prej fillimit.

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Në një intervistë dhënë “RTV Dukagjinit”, të shtunën, kryeministri Hoti tha se nuk ka pasur ndryshim në pikën ku flitet për Ujmanin. “Nuk ka pasur asnjë ndryshim për marrëveshjen. i vetmi ndryshim ka qenë marrëveshja për Izraelin”, ka thënë Hoti.

Por, sipas një drafti të hershëm të marrëveshjes që i ishte dhënë delegacionit të Kosovës të enjten, një kopje të së cilës e posedon edhe “Koha”, pika për Liqenin e Ujmanit flet për ndarje të këtij resursi natyral mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dy palët do ta ndajnë Liqenin e Gazivodës si burim i qëndrueshëm për furnizim me ujë dhe energji”, thuhet në draftin, për të cilin një burim nga Qeveria e Kosovës thotë se kryeministri Hoti ishte i gatshëm ta nënshkruante.

“Drafti që kryeministri ishte i gatshëm ta nënshkruante parashihte që resurset e Ujmanit të ndahen mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë burimi. “Ajo ndryshoi vetëm pas presionit që e krijoi Haradinaj me insistimin e tij se kjo pikë është e papranueshme”.

Sipas burimeve të “Kohës”, para se të dalë publikisht për ta kundërshtuar pikën rreth Ujmanit, Haradinaj ka tentuar që të diskutojë çështjen me partnerët e koalicionit.

Ai thuhet se ka tentuar të komunikojë edhe me kreun e LDK-së, Isa Mustafën, dhe mundësia që pika të mbetet e pandryshuar e ka shtyrë atë që të premten paradite të dalë publikisht me paralajmërimin se për AAK-në marrëveshja që përfshin pikën e pandryshuar rreth Ujmanit është e papranueshme.

Në lidhje me komunikimet me Haradinajn, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se ka pasur komunikim me kryetarin e AAK-së. i pyetur nga “Koha”, Mustafa tha se me z. Haradinaj është takuar ditën kur është nënshkruar marrëveshja.

“Kemi biseduar edhe për Ujmanin. Kemi komunikuar edhe me telefon, atë ditë por dhe më 3 shtator, pasdite. Kam komunikuar edhe me Kryeministrin Hoti dhe delegacionin tonë në Washington”, tha Mustafa për Kohën. Sipas tij, tani me rëndësi është se nuk ka dështuar të arrihet marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë. “Është një marrëveshje e rëndësishme me mbështetje të partnerit tonë strategjik, sepse të gjithë ne e kemi kërkuar involvimin e fuqishëm të SHBA-së”, ka thënë Mustafa.

Ai përkujtoi edhe se marrëveshja për Liqenin e Ujmanit ka të bëjë me studimin e fizibilitetit nga Departamenti për Energji dhe institucionet e tjera qeveritare të SHBA-së.” Studimi i fizibilitetit pritet të hedhë në pah mundësitë dhe potencialet zhvillimore”. /Express

Etiketa: kosoveLiqeni i UjmanitPrishtinëSerbiwashingtonZyrtarët amerikanë

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para

Gjokoviç kërkon falje për incidentin në US Open

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com