Udhëzimi/ PS bëhet gati për zgjedhjet bashkiake, hap aplikimet për kryetarët e partisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Udhëzimi/ PS bëhet gati për zgjedhjet bashkiake, hap aplikimet për kryetarët e partisë

18:31 | 10/05/2022
në Shqiperi
0

Në zbatim të vendimit të Kongresit të 9 Prillit dhe Asamblesë Kombëtare të 7 Majit, Partia Socialiste ka hapur procesin e garës së brendshme për 61 kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit. Gjithashtu, ftesa për aplikim u shkon edhe atyre që dëshirojnë të emërohen si sekretar ekzekutiv në degët lokale të Partisë Socialiste apo në nivel qarku, pozicion ky i cili u shtua përmes ndryshimeve statutore të 9 Prillit. Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri, ka miratuar udhëzimin dhe parashikon se deri më 25 Maj 2022 do të administrohen kandidaturat e mundshme për kryetar të degëve lokale të Partisë Socialiste.

“Procesi i propozimit të kandidaturave për kryetar të partisë së bashkisë është i hapur dhe në të marrin pjesë të gjithë strukturat e partisë së bashkisë, drejtuesi politik i qarkut, deputetët e asaj bashkie, forumet apo çdo anëtar i spikatur i PS në bashki. Kërkesat paraqiten në Asambletë Socialiste të Bashkive; gjithashtu një kopje dërgohet elektronikisht pranë selisë qendrore të Partisë Socialiste në adresën e e-mailit: [email protected]” – thuhet në udhëzim.

Parashikohet se kandidatët për kryetar të partisë të bashkisë duhet të ketë si rregull vendbanim dhe të bëjnë jetën e partisë për një periudhë jo më pak se një vit brenda territorit të bashkisë, të jenë anëtar të partisë si rregull për një periudhë jo më pak se tre vjet, të kenë arsimin e lartë si dhe të plotësojnë kushtet e integritetit moral e ligjor. Paralelisht me ftesën për të kandiduar për drejtimin e degëve të Partisë Socialiste në 61 bashkitë e vendit, një tjetër urdhër i Gjiknurit fton të interesuarit që të aplikojnë për detyrën e re të Sekretarit Ekzekutiv të partisë në territorin e 61 bashkive dhe 12 Qarqeve.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Sekretarët ekzekutiv të partisë në Bashki/Qark, do të përzgjidhen deri në datën 30 Qershor 2022. Procedura e propozimit të kandidaturave për Sekretar Ekzekutiv është e hapur. Të drejtën për të kërkuar përzgjedhjen në pozicionin e Sekretarit Ekzekutiv e ka çdo individ që plotëson kriteret: të ketë vendbanim ligjor jo më pak se 1 vit në territorin e bashkisë/qarkut përkatës; të jetë anëtar partie, si rregull për një periudhë jo më pak se 2 vjet, të ketë njohuri për organizimin e drejtimin e strukturave të partisë, të ketë arsimin e lartë.

Preferohet me përvojë në drejtimin e një Këshilli Socialist, koordinator ose ish-koordinator elektoral i bashkisë, sekretar ose ish-sekretar i Asamblesë së bashkisë, kryetar/e ose ish-kryetar/e i FRES/FGS, etj”, thuhet në urdhërin e Gjiknurit. Çdo individ kandidat për Sekretar Ekzekutiv të partisë në bashki/qark plotëson formularin e aplikimit, konkuron me dosjen e tij e cila duhet të përmbajë kërkesën, jetëshkrimin dhe formularin e integritetit. Këto dokumente dërgohen elektronikisht në adresën: [email protected] ose edhe nëpërmjet postës në Selinë Qendrore të Partisë Socialiste në Tiranë, deri në datën 15 Qershor 2022.

 

 

Etiketa: aplikimetbashkiakeKryetarpartiePSudhezimizgjedhjet

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Garon kundra Berishës, Elezi: Jam për ato që kërkojnë një alternativë jashtë Bashës dhe Berishës

Ibsen Elezi: Të shtyhet data e zgjedhjeve në PD me 14 ditë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

09:50 | 16/05/2026
Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane –

Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

09:46 | 16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

09:28 | 16/05/2026
Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

09:14 | 16/05/2026
Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit –

Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

08:58 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –
  • Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –
  • Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –
  • Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –
  • Eliminuam terroristin më aktiv në botë –
  • Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –
  • Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com