Policia e Riminit ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar pasditen e djeshme.
Shqiptari është ndaluar për një kontroll rrugor, i riu po udhëtonte si pasagjer në një makinë, së bashku me dy persona të tjerë.
24-vjeçari kishte me vete dy pasaporta, një shqiptare dhe një rumune, me të njëjtën foto, por të dhëna të ndryshme personale.
Kur u pyet për shpjegime 24-vjeçari i arrestuar nuk ka asnjë përgjigje.
Pasaporta rumune rezultoi e falsifikuar.