Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Udhëtime 3 herë në muaj jashtë vendit me avion, Salianji: Prokuroria të hetojë burimin e të ardhurave të Erion Veliajt

Nga Klodiana 0

Pasi “News24” publikoi disa fakte në lidhje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe udhëtimet e tij të shpeshta jashtë shtetit me avion, vjen një reagim nga ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji. I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, Salianji i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë burimin e të ardhurave që përdoren për fluturimet e kryetarit të Bashkisë, ndërsa theksoi se vetëm një charter kushton nga 25 mijë euro deri në 50 mijë.

Duke qëndruar në këtë linjë akuzash, demokrati tha se bashkia e Tiranës është ndër ato institucione që pastron paratë e pista të krimit.

“Është faktim i hipokrizisë së kryetarit të bashkisë. E kanë thënë mediat se shpërndan kaseta, kur mbjell pemë. Është gjetje që i shërben publikut dhe tregon se si abuzohet me taksat dhe pushtetin nga kryetarët socialistë (Zbulimi i News24). 6 kryebashkiakë i kemi denoncuar ne. Kryetari i bashkisë së Tiranës nuk është pak i përfshirë. Është bashkia që shërben për pastrimin e parave të pista dhe jep lejë ndërtimi pa kriter. Ka më shumë leje të dhëna, se sa po mbillen pemë. Veliaj më shumë rri në fluturim se sa në punë. Një charter psh shkon nga 25 mijë euro deri në 50 mijë euro. Nuk është çështje e një komenti, por duhet hetim nga prokuroria se ku janë gjetur burimi i këtyre parave, si i ka siguruar. Një rast tjetër në Bashkinë e Tiranës ishte dhe ai që ne kemi denoncuar, ku kompania ‘Fusha’ u pagoi punonjësve të Bashisë, nënkryetarit të saj, hotel në 600 euro nata në Barcelonë. PD ka qëllim që të mbrojë interesin publik dhe të mbrojë dhe të vijë në pushtet duke implementuar programin e saj. Në çdo rast që ka pasur kundër Veliaj, si në rastin e vdekjes së të riut Ardit Gjoklaj, apo dhe me ndërtimet në Tiranë, ne kemi denoncuar në mënyrë të përditshme. Por varet nga ndikimi në media. Në një pjesë të madhe të kohës, kur denonconim për Ardit Gjoklajn, mediat nuk transmetonin deklarata që godisnin kryetarin e bashkisë së Tiranës.”, tha Salianji.

Në një vëzhgim që bëri ‘News24’ rreth veprimtarisë së Veliajt ku kërkoi të dhëna në sistemin TIMS, kryebashkiaku renditet ne listën e zyrtarëve të lartë që pa asnjë mëdyshje mund të thuhet se më shumë ka qëndruar në ajër, sesa në zyrën e tij të punës në qendër të Tiranës.

Sipas të dhënave, rezulton se vetëm në 2019 kryebashkiaku ka udhëtuar rreth 3 herë në muaj, në destinacione të ndryshme, si Londër, Paris, Vjenë, Amsterdam, Pragë, Romë, etj, për çështje që kryesisht janë servirur se kanë të bëjnë me detyrën e tij dhe janë në interes të qytetarëve të Tiranës.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej