Zbardhet identiteti i punonjësit që mbeti i vdekur pas një aksidenti gjatë kohës që punonte në fabrikën e Çimentos në Elbasan. Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për shtetasin Musa Sulaj, banues në fshatin Ulem, i cili u zu nga një masiv i madh çimentoje.
Ndërkohë, i plagosur ka mbetur shtetasi Tomorr Mjekerzaku, banues në lagjen Qemal Stafa, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Viktima, mbeti i bllokuar për rreth një orë poshtë masivit me çimento.