Aktorja Tinka Kurti është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Artistja u dërgua dje me urgjencë në spital ndërsa pritej të dilte në skenë për të performuar në operan e famshme “Carmen” me regji të Gëzim Myshketës.
Aktorja po merr ndihmën mjekësore në një spital privat në Tiranë, teksa mësohet se është prekur nga një infeksion pulmonar.