Sadi Qehajaji ka humbur jetën ditën e sotme pasi ra nga një shtyllë elektrike. Ai dyshohet se duke punuar është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i plotë:
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 30.09.2021, rreth orës 16:15, në fshatin Gosë, Rrogozhinë, dyshohet se duke punuar është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën elektriçisti shtetasi S. Q., 62 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.