Një kontroll rutinë në qytezën e Orikumit ka përfunduar në përplasje fizike mes disa personave dhe policisë së Orikumit.
Mësohet se disa shtetas të cilët kanë qenë nën efektin e alkoolit janë konfliktuar me patrullën e policisë në Orikum, duke degjeneruar në dhunë fizike.
Për pasojë, polici ka përfunduar në spital me lëndime në trup. Ndërsa është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë për të vënë në pranga personin që dhunoi policin, i cili rezultoi i dehur.