Një 23-vjeçar me inicialet H.K, banues në lagjen nr.13, në Durrës, është vënë në pranga nga policia, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Blutë Durrësit i kanë gjetur të riut një sasi lënde narkotike gjatë kontrollit fizik dhe në banesë.
Sipas policisë, i arrestuari kishte për qëllim ta shiste lëndën narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.