E ardhur nga Italia, një grua nga Lushnja u izolua në QSUT, pasi shfaqi simptoma të ngjashme me koronavirusin.
Gruaja erdhi nga spitali i Lushnjes në QSUT me simptoma të ngjashme me virusin e ri, vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe dhimbje.
Bëhet me dije se 50-vjeçarja ka rezultuar negative.