U dënuan me 55 vite burg/ Shullazi dhe grupi i tij kërkojnë lirinë

0
93

Emiljano Shullazi dhe katër anëtarit e grupit të tij, të dënuar me 55 vite burg për gjobvënie e grup kriminal, i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs, për prishjen e vendimit të Apelit. Rekursi është depozituar nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, dhe prishja e vendimit kërkohet nga anëtarët e grupit të Shullazit, pasi sipas tyre procesi në Apel ka pasur disa shkelje, duke filluar që nga anëtarët e trupit gjykues, e deri tek dhënia e vendimit.

Kujtojmë se vendimi për Shullazin pas më shumë se 5 vitesh proces mori formë të prerë më 3 dhjetor. Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi vendimin e Shkallëë së parë duke e dënuar me 55 vite burg Emiljano Shullazin dhe katër anëtarët e tjerë të grupit të tij. Në vendimin nga tre anëtarët e Apelit të GJKKO-së, e kryesuar nga Miliana Muça dhe gjyqtarët Daniela Shirka e Astrit Kalaja, anëtarët e grupit Shullaz, janë dënuar për zhvatje pasurie, kërcënim e grup të strukturuar kriminal.

Referuar vendimit ata janë shpallur fajtorë për krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe zhvatjen e pasurisë e kërcënimin e biznesmenëve Ylvi Beqja dhe Jani Zarka. Për këto vepra i pandehuri Emiljano Shullazi u dënua me 14 vite burg, Gilmando Danin me 12 vite burg, Endrit Qyqjan dhe Endrit Zelën me nga dhjetë vjet burg, si dhe Blerim Shullazin me nëntë vite burg. Nga ana tjetër grupi u shpall i pafajshëm për akuzën e kërcënimit të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynur Koni dhe ish-rektorit Dhori Kule, si dhe për vendosjen e tritolit në garazhin e biznesmenit Jani Zarka.