Pas vendimeve të Kosovës dhe Shqipërisë, Turqia i ka bërë thirrje Akademisë Mbretërore Suedeze që të tërheqë vendimin për dorëzimin e Nobelit ndaj austriakut.
Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin, e konsideron absurd vlerësimin e një personi që mohon gjenocidin e Srebrenicës dhe mbron kriminelët serbë të luftës. “Ky vendim i turpshëm duhet të tërhiqet. Si mund t’i jepni çmim dikujt pa vetëdije morale dhe ndjenjën e turpit. Për të inkurajuar gjenocide të tjera?”, tha Kalın.
Ndërkohë, kundërshtimi i nderimit të Peter Handke vjen dhe nga brenda Akademisë Mbretërore Suedeze. Peter Englund, një anëtar i hershëm, bojkotoi ceremoninë e dorëzimit të Nobelit duke e konsideruar vlerësimin e shkrimtarit austriak një hipokrizi të shpifur.