Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Turqia hap kufirin, mijëra sirianë mësyjnë Greqinë brenda 12 orëve

Nga Klodiana 0

Turqia ka hapur kufijtë për 72 orë, me Greqinë dhe Bullgarinë duke lejuar dhjetra mijëra refugjatë nga Siria që të mësyjnë dyert e Bashkimit Europian.

Vendimi u mor mbrëmë nga qeveria turke si një kundërpërgjigje ndaj Perëndimit, i cili nuk po e ndihmon në krizën siriane, ndërkohë që në Turqi aktualisht gjenden 4 milion refugjatë nga Siria duke shkaktuar një tension të madh social.

Ky vendim erdhi pasi një numër i madh ushtarësh turq u vranë mbrëmë pas një sulmi ajror në Siri. Deri më tani shifra zyrtare është 33 të vrarë, ndërsa nga raportime të ndryshme të mediave ndërkombëtare bëhet fjalë për rreth 60-70 të tillë.

Pas vendimit, mijëra sirianë kanë mësyrë ishujt grekë duke lundruar me gomone dhe mjete të tjera. Ushtria greke është vënë në alarm duke mbyllur kufirin për të mos lejuar futjen e refugjatëve në territorin e tyre.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej