Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka ndodhur mesditën e sotme pranë një gjykate në Izmir, të Turqisë.
Sipas mediat vendase një makinë bombë ka shpërthyer para një gjykate duke lënë të plagosur 3 persona.
Gjithashtu mediat raportojnë se godina në të cilën ndodhi shpërthimi përdorej nga prokurorët dhe gjytarët.
Ende nuk dihen autorët e sulmit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ambulanca të shumta dhe zjarrfikëse.