Specialisti i ISHP-së Artan Simaku në një intervistë foli mbi situatën pandmike që po kalon Shqipëria si pasojë e koronavirusit që po kalon vendi.
Ai tha se “masat që u morën që në fillim ishin në kohën e duhur duke përmendur situatë në Italinë. Simaku tha se masat vijuese erdhën si rrjedhojë e ecurisë së vendit fqinj Italisë”.
Sa i përket kurbës së përhapjes së koronavirusit në vend ai tha se :vendi jonë po shkon drejt një përmirësimi por kjo nuk do të thotë se duhet të abuzojmë me daljet”. Për këtë ai mori shembullin e daljeve në fundjavë të qytetarëve që mbushen kodrat e liqenit në Tiranë ku shtoi se “nuk është çudi nëse mund të kemi një rritje të rasteve”.
Në lidhje me ndikim dhe kohën e zgjatjes së koronavirusit në Shqipëri ai tha se “do na duhet të bashkëjetojmë me të teksa përmendi higjenën përsonale dhe distancimin fizik”, ndërsa në lidhje me studimin e Universitetit të Singaporit që thoshte se pandemia në Shqipëri largohet në gusht specialisti nuk tha një përgjigje konkrete duke ia lënë në dorë kohës.
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –
Një përplasje e papritur ka ndodhur te Vllaznia mes dy lojtarëve. Gjatë seancës stërvitore, Melos Bajrami dhe Charles Bismark kanë...









